Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Cërrik, Altin Toska, për projektet e tij për transformimin e kësaj bashkie ka mbështetjen e plotë jo vetëm të koalicionit qeverisës në Tiranë, por edhe të drejtuesve më të lartë në zonën më të fuqishme ekonomike në Itali, në Brescia.
Ai është takuar ditën e mërkurë me kryetarin e Bashkisë së Brescias, Emilio del Buono. Një takim i cili ka zgjatur 40 minuta, ku është folur për projekte të karakterit ekonomik.
Fillimisht kandidati Toska, i cili është rezident prej 17 vitesh në Brescia dhe njihet për lidhje të forta jo vetëm me komunitetin shqiptarë atje, por edhe me drejtues të lartë politik si dhe biznesmenë të fuqishëm, e ka falënderuar kreun e Brescias për mikpritjen dhe atë çka ai ka bërë dhe bën për shqiptarët me shpresën se në të ardhmen mund të vendosen ura bashkëpunimi edhe me një bashki të vogël, por me shumë hapësirë për investime.
Nga ana e tij, Del Buono mësohet të ketë dhënë gjithë mbështetjen e tij dhe jo vetëm politike. Ai e ka quajtur rastin e Altin Toskës një histori frymëzuese.

Shume e vertet ky vend ka nevoje per njerez te tille, te mesuar dhe edukuar me kulturen perendimore dhe jo qoftexhine dhe pijanec kioskash. Suksese dhe uroj te kuptojne votuesit e asaj bashkie se duhet te ndryshojme me njerez si ky djali boll me babaxhan qe hiqen sikur jan te pa zevendesueshem dhe kan eksperience vetem per te rjepur kete popull si kan bere 25 vjet rresht.
SUKSESE Zoti Altin .