Me golin e shënuar ndaj Udineses, kapiteni verdhekuq është bërë lojtari aktiv me më shumë gola në një kampionat të vetëm. Totti mban rekordin e 233 golave në serinë A, ndërsa Messi 232 në Ligën spanjolle. Por duke marrë në konsideratë mesataren e Messit dhe Ronaldos, natyrisht ky është një rekord që nuk do të zgjasë shumë. Edhe pse vitet kalojnë Francesco Totti mbetet ende vendimtar për fatin e skuadrës së Romës. Kundër Udineses, Totti – i rikthyer në fushë 33 ditë pas dëmtimit të pësuar derbin me Lacion, rezultoi të ishte më i mirë në fushë. Duke shënuar dhe golin e avantazhit, Totti ka marrë komplimentet publike të trajnerit Grasia. Janë dhe shifrat ato që tregojnë se sa shumë varet skuadra e Romës nga kapiteni saj. Në fillim kampionati Totti tërhoqi skuadrën drejt 10 fitoreve radhazi, dhe dëmtimi i tij dha pasojat në rezultatet e mëtejshme. Në karrierën e tij ai firmos 288 gola, me 233 në Serinë A, i dyti pas Piolas me 274, që mban dhe rekordin në historinë e futbollit italian.
