Toti, Prandeli dhe Kombëtarja. Pas falënderimeve të kapinet verdhekuq për fjalët e hapjes së trajnerit axurr për thirrjen e tij, mbërriti edhe përgjigjja përfundimtare për hipotezën e Totit në Botërorin e Brazilit: “Ndoshta largohem pas një viti. Ku i dihet? Do të shohim kur Prandeli të më thërrasë”. Dhe për gjendjen e tij fizike shumë të mirë ka falenderuar Zemanin: “Varet shumë nga përgatitja e tij”.
“Çfarë ka sjellë këtë aftësi fizike? – u shpreh ndërsa takonte presidentin e “Coni”-t Xhovani Malago gjatë një nisme bamirësie për të sëmurët e vegjël të spitalit Fëmija Jezu. – Mbajtja në formë, të qenët professionistë, ka pasur kohëra të këqija dhe të mira, por varet shumë nga përgatitja e Zemanit dhe pastaj një dieltë e veçantë. Vendi i tretë? Ëndrra më e madhe është të riluaj në Champions me Romën. Por le të shohim…”
Mbi rinovimin e kontratës
“S’kam nisur ende të flas me kompaninë për rinovimin e kontratës. Kur do ta bëj? Kur të më thërrasin. Asnjë nuk e mendonte që në moshën 36 vjeç, do të kisha një aftësi të tillë fizike”.
Mbi ngazëllimin e Kontes
“Për mua bëri shumë mirë që u ngazëllye në atë mënyrë sepse ishte një veprim drejtuar tifozëve të Juventusit. Shumë i ekzagjeruar? Jo, kur bëhet fjalë që po fiton kampionatin mendoj se është koha për të festuar me tifozët e vet. Juventusi po fiton? Në fakt, e ka fituar…”