Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të realizojë pagesën e punës së të burgosurve. Nëpërmjet një letër-rekomandimi drejtuar ministrit Halimi, Igli Totozani shprehet se edhe pse ligji për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim ka 14 vjet që është miratuar, nuk ka asnjë vendim për shpërblimin e punës së tyre. Totozani kërkoj hartimin e një drafti për kriteret e shpërblimit të punës së të dënuarve, dhe ta dërgojë për miratim në qeveri.