Komisioni i Ligjeve zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit para votimit të Kodit Penal Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi futjen e homofobisë si vepër penale të veçantë në Kod dhe jo konsiderimin e saj si nxitje, urrejtje, siç gjykohet aktualisht nga institucionet e drejtësisë. Ndërsa shoqata e avokatëve penalistë i kërkoi deputetëve të të përcaktojnë në ligj dozat e narkotikëve për të cilat mund të dënohet një individ që kapet me to.
Propozime për ndryshime në Kodin Penal ka paraqitur edhe shoqata e prokurorëve, sipas të cilës, jo çdo ashpërsim i dënimit sjell uljen dhe parandalimin e krimit.
Të mërkurën Kodi, i cili kërkon minimalisht 84 vota për t’u miratuar, do të diskutohet nen për nen.
Leave a comment