Avokati i Popullit në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile organizuan sot një aktivitet në kuadër të Javës së Fëmijëve.
Aktiviteti u organizua në mjediset e institucionit të Avokatit të Popullit dhe merrnin pjesë, Ambasadori i delegacionit të Europës, z.Ettore Sequi, organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve, fëmijë nga fshati SOS, fëmijë nga shtëpia e fëmijës etj.
Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, z.Igli Totozani u shpreh se prania e fëmijëve është mjaft e rëndësishme dhe e ka vlerësuar ditën e sotme, si një nga ditët më të bukura të punës së tij në drejtimin e këtij institucioni.
“Unë jam babai i dy fëmijëve dhe si Avokat i Popullit, por edhe si prind kam detyrimin dhe dëshirën për të mbrojtur dhë për të pomovuar të drejtat tuaja. Kemi bërë shumë, por kjo nuk do të thotë që kemi bërë mjaft në këtë drejtim. Ka ende sfida, fusha dhe aspekte që kanë nevojë për rishikim dhe përmirësim.” U shpreh z.Totozani në fjalën e tij.
Gjatë fjalës, z.Igli Totozani shtroi dhe disa problematika që ka vendi ynë lidhur me respektimin e të drejtave të fëmijëve si:
Funksionimin e 11 njësive të të drejtave të fëmijës në nivel qarku dhe 62 njësi të mbrojtjes së fëmijëve (NJPM) në nivel bashkie dhe komune. Koordinimi ndërmjet strukturave të pushtetit qendror dhe vendor duhet të forcohet.
Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës deri tani ka zhvilluar vetëm një mbledhje, duhet të zhvillojë më shumë.