Pillay: Vlerësim AP-së për punën me të drejtat e njeriut dhe kundërshtimin e retorikës nacionaliste

redaktor

Avokati i Popullit Igli Totozani është takuar me Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navanethem Pillay në sesionin e 22-të të  Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. “Jam e impresionuar me punën e institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë gjatë vitit të fundit” – u shpreh Pillay, duke vënë theksin tek aktivizimi së fundmi i këtij institucioni veçanërisht në dy çështje: promovimi i të drejtave të grupeve vulnerable, dhe kundërshtimit që AP i ka bërë përdorimit të retorikave nacionaliste ne vend.

“Volumi i rritur i punës së AP të Shqipërisë gjatë vitit të fundit është treguesi më i mirë i besimit që qytetarët shqiptarë kanë në punën e këtij institucioni; Zyra jonë dhe strukturat e tjera të OKB-së sigurojnë mbështetje për forcimin e këtij institucioni – u shpreh Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *