Totozani-Nishanit: Mblidh Këshillin Koordinues kundër gjakmarrjes

redaktor

Avokati i Popullit ka nisur një letër publike për Presidentin e Republikës Bujar Nishani ku i kërkon mbledhjen e Këshillit Koordinues kundër gjakmarrjes. Kjo është letra e që Totozani i nis presidentin ndërsa në rastin e parë nuk pati një reagim nga kreu i shtetit.

“Gjatë vitit 2012 e në vijim Institucioni i Avokatit të Popullit ka patur në fokusin e veprimtarisë së tij fenomenin e gjakmarrjes dhe pasojat e tij, sidomos në zonën veriore të vendit, ku janë marrë disa jetë njerëzore dhe ndërkohë shumë familje janë ngujuar. Ky fenomen mesjetar vazhdon të jetë shqetësues dhe ka marrë përmasa të frikshme në shoqërinë tonë”, thuhet në letër.  

Më tej letra vijon “Mbështetur në ligjin nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”, me shkresën Nr. K2/Sh41-20 Prot., datë 12.03.2013, Ju kërkuam të vlerësonit thirrjen e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes. Mirëpo deri tani, institucionit tonë nuk i ka ardhur ndonjë përgjigje lidhur me këtë shkresë. Ndërkohë nuk kemi ndonjë informacion lidhur me mbledhjen e këtij këshilli edhe pas bërjes së kërkesës tonë. Mendoj dhe kam bindjen se thirrja e këtij këshilli jo vetëm që është një detyrim ligjor, por do të jetë një nxitje dhe mbështetje e madhe ndaj organeve shtetërore të përfshira drejtpërdrejtë në luftën kundër fenomemit të gjakmarrjes për të kryer detyrat ligjore. Në të njëjtën kohë kjo do të jetë edhe një shpresë më shumë ndaj atyre personave që janë prekur nga ky fenomen dhe për aktorët e tjerë të shoqërisë tonë që punojnë në këtë fushë. Për këto arsye Ju kërkoj që ta merrni në konsideratë kërkesën tonë të përsëritur për thirrjen e Këshillin Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes. Institucioni i Avokatit të Popullit rishpreh angazhimin e tij maksimal për të monitoruar autoritetet shtetërore për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me këtë problem dhe për të rekomanduar marrjen e masave të nevojshme në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të shtetasve”, thekson AP.

 Totozani po me letër i është drejtuar gjatë ditës së sotme edhe ministrit të Brendshëm për këtë çështje.

Share This Article
2 Comments
  • Ne kohen e Enverit nuk kishte bur nene ta zbatonte Kanunin e Leke Dukagjinit. Ky kanun ishte i domozdoshem ne shekullin e 15-te, kur nuk kishim shtet. Fakti qe ne kemi ligje, atehere perse qenka i domozdoshem funksionimi i Kanunit dhe aq me keq qe edhe ky nuk zbatohet drejt.
    Mendoj eshte fyrje per shtetin qe paralel me ligjet te veproje kanuni.
    Shteti po te doje vendos regull qe te eliminohet kanuni, por nuk e kuptoj pse zvaritet, i lene njerezit qe te bejne vetegjyqesi si ne kohen e fiseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *