Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Totozani takohet me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Totozani takohet me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane
Komunitet

Totozani takohet me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane

redaktor
Published April 5, 2013
Share
SHARE

Avokati i Popullit,Igli Totozani priti sot kryetaren e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane, znj. Maya Graf.

Graf shprehu interesin e saj në lidhje me punën e institucionit të Avokatit të Popullit, problematikat e hasura më së shumti nga ky institucion në drejtim të mbrotjes të të Drejtave të Njeriut dhe situatën në Shqipëri.  Nga ana e tij, Totozani i uroi mirëseardhjen znj. Graf në Shqipëri dhe shprehu konsideratën e tij për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.  Avokati i Popullit vlerësoi marrëdhëniet shumë të ngushta me Ambasadën Zvicerane për kontributin dhe mbështetjen e ambasadores zvicerane ndaj institucionit të Avokatit të Popullit dhe më tej i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri të Zvicrës në Shqipëri.  Më tej Totozani bëri një pasqyrë të punës së institucionit dhe foli mbi çështjet më delikate të trajtuara nga institucioni i Avokatit të Popullit si dhe shqetësimin e tij lidhur me përhapjen e retorikes nacionaliste në Shqipëri.  Igli Totozani u ndal veçanërisht tek natyra e ankesave të dërguara pranë institucionit, tek komunitetet të cilat kanë më shumë nevojë për mbrojtje institucionale në Shqipëri si dhe tek vështirësitë e hasura në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera.

 

Znj. Graf shprehu falenderimin e saj për disponibilitetin e z. Totozani për të qënë kaq i hapur dhe transparent mbi punën e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, duke e vlerësuar këtë si një shenjë pozitive për një vend të vogël si Shqipëria. Më tej ajo shprehu interesin e saj mbi çështjen e Romëve në Shqipëri.

 

Në fund të takimit, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane, znj. Maya Graf u shpreh se problematikat që u ngritën gjatë takimit nga Avokati i Popullit, ajo do i diskutojë dhe në takimet e tjera që po zhvillon në Shqipëri.

redaktor April 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?