Totti: Do jem në Tiranë për finalen, thelbësore është të fitojmë

Ornela

Legjenda e Romës Francesco Totti ka konfirmuar se do jetë në Tiranë me 25 maj për të ndjekur finalen e Conference League kundër Feyenoord.

Në një intervistë për mediat italiane Totti thotë se Roma ka shumë kohë që nuk shkon në një finale dhe kurrsesi nuk do ta humbasë mundësin për të qenë në kryeqytetin shqiptar.

Finalja e Ligës së Konferencës? “Ne nuk kemi arritur në një finale europiane prej një kohe të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Do të shkoj edhe unë në Tiranë”.

UEFA nis shitjen e biletave për finalen e Tiranës, zbulohen çmimet dhe sa janë në dispozicion
Në fund ish-kapiteni tha se skuadra këtë vit është dëmtuar shumë nga arbitrat ashtu siç ndodhi edhe në humbjen 2-0 kundër Fiorentinës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *