Tour De France, Froome feston triumfin e tretë

Dita

Dy mbretër të huaj në Francë. Në pasarelën e Shamps Elize sfilojnë në triumf gjermani Andre Greipel dhe britaniku Chris Frooome. Perandori i etapës së fundit dhe Sovrani i Tour.

Greipel, i ashtuquajturi “Gorilla” i Lotto-Saudal vuri vulën e tij në edicionin e 103 të Grande Boucle, duke fituar etapën e fundit, nga Chantilly në Paris, duke koleksionuar kështu suksesin e tij të 11-të të karrierës në garën franceze me gjigandin gjerman që bëhet protagonist në epilog.

Por vëmendja dhe duartrokitjet në Paris ishin të tëra për Chris Froome dhe skuadrën Sky që blindoi Tour De France duke i garantuar kapitenit të saj triumfin e tretë të karrierës në atë që konsiderohet ndoshta gara më e rëndësishme ciklistike. Chris me fanellën e verdhë dhe birra ndër xhepa për ti dhënë jetë festimeve hyn kështu në rrethin e më të mëdhenjve të këtij sporti. Në kuotën e 3 sukseseve janë tashmë belgu Philippe Tys, francezi Luison Bobet dhe amerikani Greg LeMond.

Më mirë se ta kanë bërë vetëm Anquetil, Merckx, Hinault dhe Indurain. Dhe për më tepër Froome duket ende i uritur dhe ska ndër mend ta mbyllë kaq shpejt festën e buzëqeshjeve në Tour De France. Në pod me të hipën dhe Romain Barde, hero në Mount Blanc dhe Nairo Quintana që duhet thënë se gjithsesi këtë edicion ishte jashtë formës së tij më të mirë. Fanella e bardhë , shkoi për një tjetër britanik 23-vjecarin Adam Yats, i katërti në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa si më i mirë i ngjitësve të maloreve shkoi për polakun Rafal Majka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *