Toyota është lideri botëror i mjeteve me katër rrota. Falë shitjeve në rritje gjatë 2012-s, të cilat u rritën me 22.6 %, Toyota ka kaluar sërish gjigantin General Motors dhe Volksvagen. Me 9 748 000 mjete të shitura, grupi japonez i prodhimit të makinave renditet i pari në listën e kërkesës së amerikanëve dhe pjesës juglindore të Azisë. Duket se bojkoti i Kinës gjatë tre muajve të fundit për shkak të konfliktit që ka lindur mes saj dhe Japonisë për ishujt Senkaku dhe Diaoyu nuk ka ndikuar dhe aq në shitjet e Toyotës. Kompania bën të ditur se për vitin 2013, objektivi mbetet shitja e 9 910 000 mjeteve.