Kryetari demokrat Lulzim Basha u paraqit mëngjesin e sotëm në orën 09:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë, mbi dosjen “Toyota Yaris”.
Basha ishte përballë katër prokurorëve për rreth 90 minuta, ku sipas mediave iu përgjigj këtyre pyetjeve:
Si u informua Lulzim Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro në makinën tip Toyota Yaris? Kush ishte burimi i këtij informacioni? A ka lidhje shoqërore apo farefisnore me personat që po verifikohen për ngjarjen?
Personat që po verifikohen në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha.
Nisur nga kjo situatë prokurorët belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.
Por nga fillimi i qershorit, e deri më tani, belgët ndryshuan plan, duke zgjedhur të mos ia lenë hetimin e tyre palës shqiptare, por të udhëtojnë vetë në Shqipëri, për të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
3.4 milion eurot u gjetën dhe u sekuestruan në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit.
Basha ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje.
Pak muaj më parë belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave, që janë shtetas belgë.
Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pohuar se nuk e njihte më parë personin që ia ka shitur makinën, pasi fillimisht kontakti me klientit është bërë nëpërmjet internetit dhe më pas është rënë dakord që të takoheshin nga afër për të parë dhe automjetin.
Gjithmonë sipas dëshmisë së shtetasit belg, është takuar me klientin dhe më pas ka rënë dakord t’i shiste automjetin shqiptarit. Për këtë çështje dy prokurorë shqiptarë, kanë shkuar në muajin dhjetor 2018 në Belgjikë duke marrë kontakt me palën belge dhe kanë kërkuar informacion mbi lëvizjet e dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi.
Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës.
Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg.
Nga ana tjetër prokurorët kanë dyshime të forta se makina “Toyota Yaris“ është blerë nga Alfred Vladi dhe më pas në dyert e makinës është fshehur sasia e parave prej 3.4 milion euro, duke u nisur me pas në Shqipëri së bashku me 7 automjete të tjera që ishin ngarkuar në një kamion tip “Bizar”.
I pari që nxori emrin e Alfred Vladit në prokurori ishte Alban Mollaymeri. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina.
Ai deklaron se disa muaj më parë ka porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana. Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin e tyre.
Nga këqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve.
e.t./dita

Eurot jane dite te prokororis edHe personal zbulojeni.Ju hajdutet e qeveris kerkoni se ode ka dal sekreti.
Luli I ka miq ka fol ne telefon me vladin elvis dhe dekonspiroi dhe shiti vladin se interceptuar telefonata e lulit me vladin.
Do ta shkerdhejne mire bashen kta. Eshte koka I grupit bashke me kunatin
Nuk e di nese Ky Agim Ceka ka te beje me Neritan Ceken ,por po te jete e vertete ,atehere eshte i qarte mllefi dhe egersia e Neritanit ,jo veteine!m per zgjedhjet e 30 Qershorit por edhe ajo ne disa studio televizive per Butrintin e ne pergjithesi per gjoja arkeologj
Une s’jam as hetues e as kam bere ndonje shkolle per kete pune, por ate dite ne parlament e degjova Lulezim Bashe, dy dite para se te kapeshin ne durres. E dini çfare mendoj une? Keta jane te lidhur me Lulezim Bashen, por Lulezimi ka ndier ne Shqiperi se po priteshin qe te kapeshin dhe çfare beri: njoftoi publikisht ne parlament qe keta ta degjoni vete ose nga te tjeret qe ishin ne ndjekje, sepse me telefon nuk e bente dot ti njoftonte ose ti hiqnin parate ose te kthenin rruge. Dhe doli kjo qe doli. Tani te presim; ne qoftese eshte Lulezimi duhet te hidhet ne Lane, ne qoftese eshte Taulanti duhet te zhduket, megjithese kam frike se parate vetem qeni nuk i ha!