Katër personat e arrestuar për 3.4 milionë eurot e sekuestruara disa ditë më parë në portin e Durrrësit, do të dalin sot para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë.
Babë e bir, Edi dhe Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka kanë mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë.
Materiali i grumbulluar pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas vendimit që do të marrë Gjykata e Durrësit ndaj katër të arrestuarve, për të cilët kërkohet arrest me burg.
Të arrestuarit janë rimarrë në pyetje edhe gjatë të së mërkurës, por ata i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme, në të cilat mohohet dijenia e tyre për sasinë e parave të ndodhura në automjetet e tipit “Toyota” që vinin nga Belgjika.
Ndërkohë, kërkimet Elvis dhe Alfred Vladin, të cilët besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare, po vijojnë.
s.a/dita
