Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Me keqardhje lexova shkrimin për shqiptarin e madh Sejfulla Malëshova. Nuk mbarojnë çuditë e demokracisë në vendin tonë. Ne po na rri me shpatë në dorë në mes të metropolit tradhtari më i madh i kombit, Ahmet Zogu duke u bërë karshillëk heronjve të mëdhenj Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Bajram Curri… E pse nuk meritoka ai patriot i madh një nder të vogël në një qytet ku e ndjejnë dhe e respektojnë ata që e kanë njohur dhe e kanë dëgjuar? Që nga koha e fëmijërisë më kujtohen vjershat e tij me atë rimë të rrjedhshme që i këndonin dhe çobanët në mal. Këmbëkryq përmbi selishte/ Po nis këngën pleqërishte/ Ndez çibukun e kujtoj/ Djalërinë që më shkoi… Mendoj që busti të vihet te vendi se e nderon Fierin. Beqar Skënderi, Tiranë.
