Duket se ky vit nuk do të përfundojë mirë për tenistin argjentinas Huan Martin Del Potro, të cilit do t’i duhet të përballet me zemërimin e së fejuarës Stefani Demner. Tenisti, në të vërtetë, është bërë protagonist i një telefonate të regjistruar dhe vërtet pikante, në të cilën ka qenë duke biseduar me modelen Johana Vilafan. Në regjistrim, i cili është bërë publik nga vajza, të dy personat flasin lidhur me një takim intim në një hotel në Buenos Aires…