Trafik droge Itali-Shqipëri-Hollandë, 15 të arrestuar (Video)

Elton Tafaruci

Policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës ekzekutoi urdhër arrestimin ndaj 15 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë-Hollandës e Shqipërisë.

Operacioni i policisë italiane është shtrirë në komunat e Olbias, Gallura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone. Hetimet këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit

2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës  sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë.

Prej vitit 2013 e deri më sot janë sekuetruar 20 kg drogë me vlerë 2 milionë euro, e importuar nga Hollanda e Shqipëria me anë të korrierëve.

Gjatë arrestimeve të sotme policia italiane ka sekuestruar gjithashtu armë, makina luksoze e para cash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *