Trafik droge me këmbë drejt Greqisë, arrestohet i riu

Elton Tafaruci

Me një çantë shpine dhe më këmbë drejt Greqisë, Blerim Harrunaj dhe dy të tjerë, u nisën për të trafikuar drogë. I riu nga Mallakastra është arrestuar me 7 kg kanabis. Gjatë kontrolleve në vijën e gjelbër, policia kufitare pikasin 26-vjeçarin.

WhatsApp-Image-20160607 (1)

Ai është kapur në kufirin jeshil, në Piramdën numër 28. Brenda çantës së zezë ishin 7 pako të mbështjella me natriban. Secila nga pakot përmbante 1 kg kanabis. E ndërsa 26-vjeçari është kapur, policisë i kanë shpëtuar dy persona të tjerë që ishin me të. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *