Trafik femrash në linjën Shqipëri-Itali

Dita

Një grup që rekrutonte vajza të reja nga zonat rurale e me vështirësi ekonomike dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion brenda dhe jashtë vendit (Itali), është goditur dje nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria gjatë operacionit të koduar “Ekspres”. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të dyshuar, me akuzat “trafikim i personave të rritur” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Personat e arrestuar janë Qemal Rusi, Amarildo Rusi, babë dhe bir, nga Tirana, Donald Saraçi dhe Ismail Gjineci. Hetimi kishte nisur nga policia më 9 qershor 2014 dhe më pas është kërkuar ndihma e organit të akuzës për përgjime dhe ndjekje me metoda speciale të aktivitetit Shqipëri-Itali.

Amarildo Rusi dhe Qemal Rusi janë ndjekur si të dyshuar për rekrutimin e vajzave të reja dhe trafikimin e tyre, kurse Donald Saraçi dhe Ismail Gjineci për shfrytëzimin e këtyre vajzave. “Babë e bir dhe miqtë e tyre u dyshuan fillimisht se rekrutonin vajza për t’i trafikuar dhe shfrytëzuar jashtë vendit”, tha prokuroria. Amarildo Rusi bënte rekrutimin dhe më pas pajisjen e tyre me dokumente false apo udhëtimi dhe dërgimin drejt Italisë. Aty priteshin nga babai i tij, i dyshuari Qemal Rusi dhe nga persona të tjerë, të cilët i strehonin dhe shfrytëzonin më pas për prostitucion. Nga përgjimet telefonike u zbulua se Amarildo fliste shpesh me babanë e tij në Itali duke e informuar për çdo lëvizje. Në një prej rasteve të provuara, ata kanë rekrutuar vajzën me inicialet A. M. Fillimisht Amarildo e ka zënë të dashur vajzën e re dhe më pas i ka kërkuar lidhje serioze dhe që të jetonin së bashku në Itali. Nga biseda telefonike që ai ka bërë me babanë më pas, u zbulua se qëllim ishte prostitucioni.

Në të njëjtën kohë, Qemal Rusi dhe të tjerët shfrytëzonin në Itali vajzat me inicialet G.S., dhe A.Ll., të cilat paratë e fituara ia dërgonin Amarildos nëpërmjet agjencive të transferimit të parave. Gjatë muajit korrik, Qemali ka ardhur në Shqipëri, i cili ka marrë kontakte të shumta për të gjetur vajza me qëllime prostitucioni. Ndërsa pas tre muajsh, më 1 shtator 2014, ai do udhëtonte drejt vendit fqinj me vajzën E.R., e cila ka kaluar kufirin shqiptar, kurse Qemali është kthyer pas nga autoritetet pasi kishte shkelur afatet e Shengenit. Më 24 shtator, babë dhe bir flasin përsëri në telefon për aktivitetin e tyre në mënyrë të hapur, si dhe për planin e lëvizjes drejt Zvicrës. Vetë Amarildo ka shkuar në Itali më 3 shtator nga Rinasi, ku më pas ka shfrytëzuar vajzën E. R. Vajza më pas ka ardhur për disa ditë dhe është rikthyer në Itali. Fitimet ia jepte babait të Amarildos. Më 15 nëntor u provua se kanë shfrytëzuar edhe vajzën A. M., bashkë me Donald Saraçin dhe Ismail Gjinecin. Gjithashtu nga përgjimet u zbulua se Amarildo mbante në të njëjtën kohë dy vajza si të dashura, ku më 3 dhjetor kërkon që njërën ta nisë në Itali. Po në dhjetor është rekrutuar edhe vajza R. K., kjo një dëshmitare, e cila rrëfeu se Amarildo e mbajti për të dashur fillimisht dhe më pas e detyroi të ushtronte prostitucion në Durrës, ku shkoi me një klient për 150 euro. Kurse më 14 janar, Qemal Rusi, ka tentuar të trafikojë vajzën V. Z., për në Itali nga Rinasi, por është diktuar nga policia, duke e hetuar në gjendje të lirë. Përgjimi ka vijuar edhe më pas ku janë gjetur prova të tjera. Gjithashtu janë kapur transferuat bankare në gusht dhe shtator për Qemal Rusin, të kryera nga vajzat që shfrytëzonin.

 

 

 

Të arrestuarit: 

Qemal Rusi, 47 vjeç , Tiranë

Dornald Saraçi, 48 vjeç, Tiranë

Ismail Gjineci, 23 vjeç, Tiranë

Amarildo Rusi, 22 vjeç, Tiranë

Share This Article
7 Comments
  • O Pullum po sk’ke pune tjeter o pensioniosti me llapaqen i FA, ushtrise e sojit e sorollopit gopit tend.
    Po kur na hiqeshe dhe si strateg!!! yyt palle

    • Qënka dhe ky “tasim” paçavurja pjesë e trafikantëve të vajzave shqiptare dhe duhet arrestuar. I ka djegur ky lajm se i ka të vetët….ss88jjtrafik77arr.666shish55

  • Po,po duhet arrestuar. Eshtë në grupin e trafik.. Tasimi. Një bastard pa din e pa fytyrë. Vëzhgim.ordiner.ar.idiot.pa shkoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *