Trafik i rënduar në aksin Levan-Fier, prej më shumë se 1 orë automjetet ngelen të bllokuara

Gazeta Dita

Pavarësisht prishjes së motit nga mesnata e djeshme, kjo nuk i ka ndaluar pushuesit që të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare.

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar pasditen e sotme në aksin Leva-Fier. Më e rënduar situata raportohet të jetë në dalje të autostradës së Vlorës.

Radha e makinave thuhet se ka arritur 12 km, dhe mjetet janë të bllokuara prej më shumë se një ore. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *