Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga mbikalimi i Shkozetit, gazetarja e Top Channel jep detaje rreth bllokimi të qarkullimit të mjeteve.
Mbyllja e këtij mbikalimi ka shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve.
“Po evakuohemi nga Durrësi, do ikim në Vlorë. Për sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të shtëpisë”, shprehet një qytetar i Durrësit.
Në shumë makina shihen familjarë që largohen nga qyteti i Durrësit.
“Po largohemi të gjithë nga Durrësi, do ikim në Elbasan”, thotë një tjetër qytetar.
Banorët vijojnë të largohen nga shtëpizat e tyre, pasi për fat të keq ende vazhdojnë tërmetet në Durrës.
Një pjesë janë larguar që në ditën e parë e tërmetit, e të tjerët shihen tek po largohen së bashku me familjarët e tyre.
Jugu është më i preferuari dhe shumë shtëpi e hotele kanë ofruar akomodim dhe ushqim për të gjithë personat e prekur nga tërmeti.
l.h/ dita

Durresi eshte toke qe nuk mban.
Jo sot,por mijra vjet me radhe ne Durres jane rregjistruar termete apokaliptike.
Ne turqit i quajme injorante,te prapambetur etj.
Por osmanllijte perdoren ne kulmin e fuqise se tyre gjithe dijen e grumbulluar deri ne ate kohe dhe bene ndertime te mahniteshme qe rezistojne edhe sot..
Ne ate kohe shkenca e studimit te tokave,bazamenteve,rreshqitjeve,pllakave tektonike,etj,nuk njihej,pooor Osmanllinjte,menjehere pas pushtimit te Durresit nga Venediku,vendosen ta mbyllin Portin,te Suprimojne Kalane me te madhe ne Ballkan qe shkonte ne 5000 kembe perimeter,.
E kthyen Durresin ne nje fshat peshkataresh ne varesi te Kavajes.Pse? Sepse vazhdimisht Durresi ka pasur nje bazament te lekundshem,qe nuk mban.
Prandaj turqit osmanllinj,preferuan te perdorin Skelen e Vlorres per Tregti Detare.
Keta jo vetem e mbipopulluan Durresin,por e Mbingarkuan me ndertime Abyzive dhe natyra do hakmerret,ashtu si gomari qew ta leshon peshen ne rruge,kur e mbingarkon.