Trafik përgjatë rrugës që të çon në Rinas. Mjetet e kanë ndalur punën

Mila Hysotoci
Trafik i renduar i makinave ne autostraden Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri ne Kashar./r/n/r/nHeavy car traffic, along the higway Tirane-Durres.

Megjithëse  Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi nisjen e rehabilitimit të rrugës nga kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit në segmentin nga Vora në Fushë-Krujë aty nuk po punohet.

Mjetet e kanë ndalur punën.

Si pasojë,  qarkullimi për automjetet është bllokuar. Trafiku është devijuar në një tjetër segment. Ata që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot- Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit vijojnë rrugën në drejtim të Kamzës. Makinat e vogla kthehen në Rinas. Kjo ka shkaktuar trafik përgjatë të gjithë rrugës nga aeroporti drejt Vorës e anasjelltas.

Se për sa kohë drejtuesit e automjeteve do të përballen me këtë situatë ende nuk dihet. Autoriteti Rrugor Shqipar nuk ka deklaruar një datë për përfundimin e punimeve në rrugën nga kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit në segmentin nga Vora në Fushë-Krujë. Qarkullimi për automjetet është bllokuar gjithashtu edhe në segementin nga Preza në Doganën e Tiranës. Ajo është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga Vora.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *