Zemërim në palcë, në çdo vatër shqiptare ka nga vrasja e dytë shtetërore, padrejtësia e drejtësisë mbi Faik Myrtajn, Ziver Veizajn, Hekuran Dedën e Aleks Nikajn. Padrejtësi sfiduese jo vetëm mbi ta. MBI TË GJITHË NE! Edhe SH. B. A- të e bënë protestën e tyre pa doreza më në fund. Folën thuajse të gjithë mbi krimin shtetëror, ndaj qytetarëve. Vetëm një gazetë nuk nxiu një rresht: gazeta (Ç’)Integrimi” e LSI-së!
Në pikën kufitare Kakavijë, ditë më parë u ndalua një person me disa ikona që tentonte ti trafikonte në vendin fqinj. Më pas në media pamore ndoqëm: “Ikonat nuk u pranuan për të tilla. Ishin thjeshtë rrangulla, qypa vesh thyer etj”. Këtë personin në fjalë, e ndaluan dhe e verifikuan për trafik rrangullash.
Po trafiku i votës? Trafiku i votës ka këputur frerët. Është kthyer në biznesi më fitimprurës. Askush nuk i ndalon këta trafikantë qoftë dhe nëpër pikat e kalimit doganor! Çfarë duhet të mendojë votuesi i zhgënjyer, i keqpërdorur dhe i abuzuar?! Çfarë duhet të mendojë për të pa besët me zgjedhësit?!
Vetëm trafik. Nga të katër anët. Trafik i qenieve njerëzore, trafik hashashi, trafik vote, trafik deputeti, trafik këshilltari, trafik vlerash, trafik plehrash. Na kumbojnë veshët. Por ja ndryshimi! Ndëshkohet trafikanti i rraqeve, gradohet trafikanti i votës!
Opinion i nënshkruar: Agim Jazaj