Trafikanti “ngatërron” adresë, dërgon me postë 20 kilogramë metamfetaminë

J L

Një pako e çuditshme i ka mbërritur me postë një çifti të moshuarish në Australi. Ata nuk e dinin se çfarë përmbante dërgesa dhe firmosën tek postieri .Por pasi e hapën, brenda gjetën 20 kilogramë metamfetaminë.

Çifti, i cili jeton në periferi të Melburnit telefonoi menjëherë policinë, pasi mbetën të shokuar nga ajo që kishte mbërritur në shtëpinë e tyre.

“Pyetën njëri-tjetrin nëse kishin porositur ndonjë gjë, dhe askush nuk e kishte bërë”, tha hetuesi  Matthew Kershaw. “Është e pabesueshme të mendosh që një trafikant të jetë kaq i pakujdesshëm”.

Pak orë pas zbulimit, një 21-vjeçar përfundoi në pranga në qytezën Bundoora, pranë vendbanimit të çiftit.

Në shtëpinë e tij u gjetën edhe 20 kilogramë të tjerë metamfetaminë.

Zhiling Ma, doli të enjten para gjykatës dhe u akuzua për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Në rrugë, droga do të ndahej në 800,000 doza, me vlerë 20 milionë dollarë”, shtoi Kershaw.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *