Trafikanti tenton të arratiset nga burgu, maskohet si e bija (VIDEO)

Elena Tase

Një trafikant droge në Brazil u kap ndërsa po përpiqej të arratisej nga burgu duke u maskuar si vajza e tij 19-vjeçare.

Autoritetet përkatëse në Rio de Janeiro publikuan një video ku i burgosuri në fjalë, 42 vjeçari Clauvino da Silva shfaqet me një paruke, maskë silikoni dhe reçipeta.

Sipas zyrtarëve, vajza mund të akuzohet për bashkëpunim gjatë tentativës për arratisje. I burgosuri, i dënuar me 73 vite e 10 muaj kishte planifikuar ta linte vajzën në qeli ndërsa vetë do të dilte nga burgu i maskuar si e bija.

Rojat dyshuan menjëherë te paraqitja e të burgosurit dhe arritën ta ndalonin.

Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Vitin e kaluar, një peruan, drogoi vëllain e tij binjak gjatë vizitës së këtij të fundit dhe e la atë të kryente dënimin në vend të tij. Sidoqoftë, i burgosuri u kap më shumë se një vit pas arratisjes.

 e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *