Trafikonin drogë, policia italiane arreston 22 persona

Dita

Policia italiane ka arrestuar 22 persona duke shkatërruar një bandë të trafikimit ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria për në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në mesin e 22 të arrestuarve, 21 prej tyre janë shtetas italianë, ndërsa njëri prej tyre është shqiptar, Emiliano Pernoci, 38 vjeç, prej kohësh banues në Itali.

Mes të arrestuarve është edhe Andrea Puntorno, udhëheqësi 37 vjeçar i grupit të tifozëve “Bravi Ragazzi” (Djemtë e Mirë), një nga grupet kryesore të tifozëve të ekipit të Juventusit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *