Trafikonin njerëz në Angli dhe SHBA, arrestohen 6 persona

Dita

Nëntë të arrestuarit, të cilët trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA-së përkundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro, sot janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkodrës u ka dhënë gjashtë prej tyre masën arrest me burg, për dy ka caktuar masën arrest shtëpie dhe për një tjetër masën detyrim paraqitje.

Bledjan Ramadani, 29 vjeç, i cili ishte në rolin e ndihmësit, është lënë në arrest shtëpie. Eduart Shima, 37 vjeç, në rolin e rekrutuesit, është lënë në arrest shtëpie, dhe shtetasi Tonin Shtjefni është lënë me detyrim paraqitje.

Arresti me burg u vendos për:

1-Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

2-Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuara në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

3- Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

4-Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuara (falsifikator).

5-Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

6- Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *