Një shtetas u arrestua nga policia pasi trafikonte armë zjarri në drejtim të Maqedonisë. Në pranga përfundoi Redi Hymetllari, 27-vjeç, banues në fshatin Alarup të Pogradecit.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysmë automatike, model 56, 1 armë gjahu, “Shotgun” model 88 dhe 720 fishekë luftarakë, model 56.
“Dyshohet se shtetasi i mësipërm, armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që posedonte, do t`i trafikonte në shtetin Maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër.
Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit”, sqaron policia lokale. /Dita/
