Një tjetër rast i trafikut të klandestinëve është goditur në Gjirokastër.
Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili transportonte 5 shtetas të huaj në drejtim të Malit të Zi, kundrejt fitimit.
Rinor Thaci, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.
“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e BE-së, pesë shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit” tha policia.
Materialet në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
l.h/ dita
