Trafiku i armëve, kapen tre shqiptarë në Jemen

redaktor

Tre marinarë shqiptarë janë ndaluar në Jemen dhe ndodhen në gjyq, pasi akuzohen për trafik të paligjshëm armësh.

Marinarët shqiptarë drejtonin një anije me flamur të Maldiveve, ngarkesa e të cilës ishte 180 tonë armatim dhe municione.

Kapiteni i anijes, Arif Bakillari, thotë se ngarkesa është e rregullt, se ajo kishte si destinacion Irakun dhe se në një pjesë të udhëtimit janë shoqëruar edhe nga anijet e NATO-s.

Por me të mbërritur në port në Jemen, dhjetorin e shkuar, për të marrë furnizim me karburant, autoritetet vendore i kanë ndaluar tre shqiptarët dhe tashmë ata kanë dalë përpara një gjykate nën akuzën e shkeljes së ligjeve vendase dhe atyre ndërkombëtare.

Një histori kjo tepër misterioze, pasi anija është nisur nga Greqia, është furnizuar në një nga portet e Malit të Zi, ndërsa armët janë prodhim serb./tch

Share This Article
1 Comment
  • N.q.se eshte e vertete qe jane shoqeruar edhe nga anije te NATOs atehere Sali Berisha ti gezosh zgedhjet e Qershori.Je tamam “Burre shteti”.Ja perse kane imunitet Fazlliçet,Salinje duke i sherbyer nje makine vrastare qe prej mese 22 vjetesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *