Drejtoria e Policisë Athinë, në bashkëpunim me EUROPOL, ka goditur nje organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria në Greqi.
Në orët e para të 5 qershorit 2017, në Athinë dhe Ko, u arrestuan 44 shtetas, 23 shqiptarë, 20 grekë dhe 1 pakistanez. 7 drejtuesit e organizatës u arrestuan në Athinë.
Ndaj tyre akuzë për trafik ndëkrombëtar të drogës dhe trafik ndërkombëtar të klandestinëve. Gjatë mujave të parë të këtij viti, kjo organizatë ka trafikuar dhe shitur në Greqi mbi 200 kg marijuanë dhe 5 kg kokainë.
Në krye të organizatës kriminale është një shqiptar i arrestuar, të cilin anëtarët e bandes e thërrisinin “pronari” ose “fabrika”.
Marijuana dhe kokaina pasi trafikoheshin nga Shqipëria në Greqi, magazinoheshin në Athinë. Më pas droga tregëtohej në Athinë dhe Ko.
Në Athinë, marijuana nga kjo organizatë është tregëtuar me 800 euro/kg, ndërsa kokaina me 38 euro/gram.
Në Ko, droga tregëtohej me sasi 100 gram kokainë dhe 10 kg marijuanë për cdo herë, përmes femrave që shoqëroheshin nga fëmije të vegjël.
Ndërsa në Ko, marijuana është tregëtuar me 1500 euro/kg, ndërsa kokaina me 80-100 euro/gram.
Gjatë operacionit, janë kryer 44 kontrolle banesash dhe u sekuestruan:
100 kg marijuanë
1.4 kg kokainë
12 peshore
2 pistoleta
shume telefona e karta SIM
4 makina
2 motorra
27.000 euro
