Trafiku i drogës, Kryemadhi: Në Vlorë janë ndërtuar 4 pista avionësh

Dita

Kryetarja e LSI deklaron se në Vlorë janë ndërtuar katër pista për avionë të vegjël për transportimin e lëndëve narkotike. Duke folur për FAX News, Kryemadhi thotë se policia është e inkriminuar totalisht. “Ky është një alarm i ngritur edhe nga ndërkombëtarët, sepse të mendosh që krimi i organizuar administron radarët e kontrollit të detit, është një nga skandalet më të mëdha. E ç’mund të themi pastaj për radarët e ajrit, sepse ne e dimë shumë mirë se si kanë fluturuar avionët e vegjël që merreshin me monitorimin nga ajri të sipërfaqes së vendit. Vetëm në Vlorë kemi 4 pista avionësh të vegjël, të cilët ulen dhe ngrihen sa herë të duan. Po ku e marrin lejen këto avionë?”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi hedh dyshime se lidhjet e trafikantëve të drogës mund të jenë gjer në organet e reja të vettingut. “Kjo është një nga problemet më të mëdha, sepse ne sot flasim për policinë, institucionet shtetërore, Kryeministrinë, që mos u çudisni se po të shikojmë listën e të punësuarve në Kryeministri dhe të shikojmë lidhjen e atyre personave, të jeni të bindur që pjesa më e madhe e tyre do jenë të dashurat e tyre. Mos u çudisni se mund të kemi edhe në organet e vetingut që janë të prezantuara nga partitë politike”, tha ajo.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *