Trafiku në Gjermani nuk bllokohet as nga… elefantët!

DITA Online

 

“Trafiku nuk u bllokua për asnjë çast dhe askush nuk u plagos”, deklaroi një zëdhënës i policisë gjermane, pasi një elefant, që quhej Kenia, doli nga një kopsht zoologjik në perëndim të Gjermanisë, duke bërë një shëtitje në qytet, përpara se të rikthehej në kafazin e tij.

“Elefanti doli nga kopshti zoologjik në qytetin Neuwied, në shtetin Rhineland Palatinate, dhe shëtiti për rreth një kilometër”, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Shumë njerëz e filmuan elefantin, ndërkohë që ecte dje mes për mes qyteti dhe i hodhën videot në internet.

“Shëtitja ishte e shkurtër dhe paqësore”, tha zëdhënësi i policisë, ndërkohë që më pas një punonjës i kopshtit zoologjik, pa shumë përpjekje, e ktheu në kafazin e tij.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *