DURRËS – Një sasi prej 130 dozash të vaksinës Covid-19 është kapur ditën e djeshme, e fshehur në një kontejner frigoriferik bananesh që doli nga Porti i Durrësit.
Sipas njoftimit të Policisë Vaksinore, vaksinat e një cilësie të lartë – që nëse do shiteshin në rrugët e kryeqyteteve të Europës do kapnin vlerën e 130 miliardë eurove – ishin maskuar në mënyrë profesionale brenda togjeve të frutit ekzotik.
Malli i trafikuar, që vinte nga Ekuadori por origjinën e kishte nga uzinat e kompanisë amerikane Pfizer, fillimisht u pikas nga qentë anti-dozë, njoftojnë autoritetet.
Sipas deklaratës për shtyp: “Organet hetimore pritën për të kuptuar se cilët persona ishin përgjegjës për sasinë e mallit. Ditën e dytë, pranë kontejnerit u afruan qytetarët Rubeol Fruthaj, 29 vjeç, dhe Polio Meliti, 31. Ata u deklaruan si personat e ngarkuar për të transportuar kontejnerin në magazinën e shtetasit Malarik Salmonela. Ne ndërhymë kur ngarkesa po hynte në territorin e magazinës”.
Mediat e Tiranës kanë publikuar deklaratën e pronarit të magazinës, zotit Salmonela, i cili sqaroi se është porositës i bananeve, por nuk ka asnjë dijeni për vaksinat.
“Unë kam porositur sasinë e bananeve dhe atë dua. Pala dërguese, apo kompania e transportit dhe faktorë të tjerë, mund të fusin ç’të duan në kontejner, unë s’kam si t’i kontrolloj,” protestoi ai.
Ndërkohë që organet ligjzbatuese po vazhdojnë hetimet, duhet përmendur edhe rasti i pak ditëve më parë, kur po në portin e Durrësit, u kap një sasi rekord prej 10 mijë maskash mjekësore e fshehur në bagazhet e tre makinave Toyota Yaris.
Edhe në këtë episod, hetuesit e maskuar nuk e lanë operacionin të zhvillohej deri në fund, për të parë nëse Toyota do mbërrinte deri tek Jari apo jo.
—-
Shenim: Gojet e liga eshte rubrike satirike anti-epidemike. Saken se e merrni seriozisht lajmin e mesiperm. Eshte shkencerisht e provuar se vaksinat mund te maskohen vetem ne ngarkesa ananasi, jo bananesh

e cuditshme 130 doza vaksine baraz me 130 milarde euro, o gazetare shkruani mire, mos ja fusni si kau peles
Qukapik, ha miza ate bej.
O qukap sa rende je o derezi.
quka po pret qe ramiu ti thote.do jene falas
Se mos të 130 vaksinat janë pjesë e kontigjentit sekret të 975 vaksinave të shokut Edit harruar gabimisht në mes të bananeve, ku ishin fshehur për të ruajtur konfidencialitetin, nga ngutja për të qën i pari kryeministër që filloj “vaksinimin që duam” në Europë. Ministresha e “strategjive” mjeksore kimistja Manastirlliu, urgjentisht ti numroj edhe njëherë vaksinat dhe të bëj një deklaratë për “gojët e liga” mbasi ti raportoj gjëndjen agjentit 007 të operacionit tepër sekret të koduar “Nuk ke ku të fshihesh kod 19 se Edi Rama 1,98 është më i fshehtë se ty”
Po me ato shtetaset e huaja, ornela staleshova dhe babica makafshoi qe kishin hipur persiper edhe kishin fjetur mbi mall. Ç’u be? Dihet gje sa i kisha porositur me pak kilometra?
Ato u leshuan per sjellje te mire pasi u konstatua qe gjate udhetimit kishin drejtuar te gjitha bananet gje qe coi pastaj ne zbulimin e mallit pasi u dyshua per formen e bananeve.
Fakti qe dozat anti-covit nuk arriten destinancionin ishte se pronari i tyre religjioz kishte dhene vizon per 120 te tilla per ne Albani, mirpo albanezet shtuan edhe 10 doza me teper nga mania per te vjedhur edhe ca me shume, pa e kuptuar se shifra 120 ishte nje kod i caktuar per shkuarjen e punve mbroth (me se mbari) me bekimin e Zotit! Ndaj dhe njeri prej kujdestarve albaneze, nje fare piktori njollash abstrakte ne Tirane, e mbylli squpin perpara padronve te tij jashte, sepse kesaj radhe e kishin fajin vete albanezet e tij!