Trageti “Marina”, MTI: Kompania është në proces licencimi

redaktor

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka ngritur një grup të posaçëm për të hetuar problematikën me anijen “Marina”.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MTI bën të ditur se kompania “Adria Ferries”, pjesë e së cilës ishte trageti i udhëtimit, është në proces licencimi.

“Kompania detare ‘Adria Ferries’ i është nënshtruar disa inspektimeve të njëpasnjëshme”, thotë ministria, ndërsa shprehet se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar rritjen e standardeve të sigurisë së trageteve.

Një ditë më parë, për shkak të një defekti teknik, trageti “AF Marina” i linjës Ankona-Durrës ka ndërprerë udhëtimin, duke u kthyer me ndihmën e rimorkiatorëve në portin e nisjes.

Vetëm mëngjesin e sotëm pasagjerët e linjës kanë mbërritur të gjithë në portin e Durrësit, pasi kanë udhëtuar drejt Barit.

Share This Article
1 Comment
  • MTI vazhdon te tregoje paftesine e saj , nese nuk eshte e korruptuar nga pronaret apo sekseret e kesaj linje, pasi kjo linje dhe kjo anije ka disa vite qe udheton Ancona-Trieste-Durres dhe anasjelltas duke ofruar sherbim te keq nga nje anije teper e konsumuar dhe jashte cdo parametri te UE. Tarifat e udhetimit si per mjetet ashtu dhe per pasagjeret jane me te lartat ne rajon .Ketu mund te permendim tarifat e udhetimit nga tragetet e linjave greke qe nisen po nga Ancona apo Trieste per ne Igumenice dhe Patras me ditanca me te gjata se Ankona -Durres apo Trieste-Durres jane rreth 50% me te lira dhe tragetet jane te parametrave europiane.Procesi licencimit qe permend ndonje zedhenes gjysmak i kesaj Ministrie gjysmake eshe vetem hi per syte dhe veshet e ketij populli , per te thene qe ka probleme por ne nuk na shpeton gje nderkohe qe keto anije vazhdojne te qeta rrjepjen dhe talljen me kete popull !Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *