Anija Saranda Expres, e cila bën linjën Sarandë-Korfuz ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS rreth orës 16:45 të pasdites.
Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.
Pranë anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjetër e linjes Sarandë-Korfuz, anija REINA 2 për të asistuar.
Në anije ndodhen aktualisht 27 pasagjerë dhe 2 automjete.
Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit, të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët e anijes Saranda Expres.
Anija do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë nga inspektorët për shkaqet e defektit.
j.l./ dita
