Tragjedi ajrore, rrëzohet helikopteri ushtarak në Çeçeni, 7 të vdekur

Leda Hysa

 

Të paktën 7 persona janë vrarë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në jug të Çeçenisë. Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 që i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare.

Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *