Tragjedi familjare te Anelka

redaktor

Sulmuesit francez i ka vdekur vëllai,Claude që njkohësisht ishte menaxheri i tij. Disa media britanike kanë raportuar gabimisht se ai ka përfunduar karrierën.

Nikolas Anelka, sulmuesi i West Bromwich Albion (WBA) ka lënë ushtrimet e ekipit, pasi që është lajmëruar se vëllai i tij, Claude ka ndërruar jetë. I vëllai ka qenë edhe menaxheri i tij, raporton portali sport1.

Mediat britanike janë ngutur të raportojnë se francezi, është larguar nga stërvitjet pa asnjë arsyetim, duke dyshuar edhe në përfundimin e karrierës së tij. Më vonë e gjithë situata është sqaruar.

Klubi anglez e ka liruar Anelkan nga obligimet për ndeshjen e së shtunës me Evertonin.

“Klubi në shenjë të keqardhjes ka vendosur të lirojë nga obligimet e radhës sulmuesin”, thuhet në faqen zyrtare.

Anelka para më pak se dy muaj kishte arritur në Angli nga Juventus. WBA është skuadra e tij e gjashtë angleze pas Arsenal, Bolton, City, Liverpool e Chelsea.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *