Tragjedi në Egje, mbyten gjashtë emigrantë

Ornela

Gjashtë emigrantë janë mbytur në detin Egje, në kohën që varka në të cilën ndodheshin të paktën 20 emigrantë të tjerë, u mbyt në detin Egje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në ishullin Agathonisi, një ishull që ndodhet në skajin më verior të kompleksit ishullor të Dodekanezit në afërsi të ishullit Samos.

Sipas rojës bregdetare greke, persona të paidentifikuar njoftuan nëpërmjet telefonit se një varkë ishte mbytur në afërsi të brigjeve të ishullit.

Menjëherë në zonë u dërguan mjete lundruese, dhe deri tani janë gjetur 6 trupa, katër fëmijë, një burrë dhe një grua.

Ndërkohë deri tani në breg kanë dalë, vetëm 2 gra dhe 1 burrë, ndërkohë, roja bregdetare me dy anije, ndodhet në zonë dhe po ofron ndihmën e saj.

Për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve, në zonë ka filluar një operacion i gjerë, ku marrin pjesë anije luftarake të marinës greke, dy anije të rojës bregdetare, tre anije peshkimi dhe tre helikopterë të flotës luftarake si dhe një anije e Frontex.

Dyshohet se emigrantët janë nisur nga brigjet turke gjatë orëve të natës, por për shkak të motit të keq dhe erërave të forta të Egjeut, varka e tyre u përmbys, duke e kthyer edhe një herë në varr ujor për emigrantët e pashpresë.

Autoritet thonë se gjatë ditëve në vazhdim presin një valë të re emigrantësh të mbërrijnë në brigjet greke. Një ditë më parë, ka qenë vetë presidenti turk Rexhep Tajip Ertogan që kërcënoi vendet europiane se nëse do të hapte kufirin për emigrantët, atëherë Europa s’do të dijë ku të fshihet.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *