Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:20 ne Kolsh te Kukesit, kurse policia u sinjalizua nga udhëtarë të rastësishëm në aksin kryesor. Burime policore që shkuan në vendngjarje, thanë se mjeti është një kamion i ngarkuar me tulla, me targa KS04123BT, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri rreth mesnatës policia arriti të identifikonte dy prej viktimave, Bashkim dhe Idajet Shala, ndërsa për personin e tretë nuk janë gjetur dokumente. Besohet se të tre viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët po transportonin tulla. Të aksidentuarit janë nga fshati Shënmëri i Kukësit.