Tragjedi në Serbi, shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të plagosur

J L

Një shpërthim metani ka ndodhur në minierën e Sokos në Sokobanjë të Serbisë mëngjesin e sotëm.

Tetë minatorë kanë vdekur në minierën dhe 18 janë lënduar, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodobljub Zhivadinoviç.

“Disa qendra përreth dërguan të gjitha ekipet e tyre që mundën, një pjesë e tyre transportohet në Spitalin e Përgjithshëm Aleksinac”, tha Zhivadinoviç.

Sipas mediave serbe, deri më tani nga miniera janë shpëtuar rreth 65 minatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda në minierë.

Nga shpërthimi humbën jetën minatorët Darko Zlatkoviq (43), Nenad Trivunac (37), Radovan Grujiq (47), Petar Petroviq (31), Branko Čokorilo (56), Branislav Zlatanoviq (55), Bratislav Zhivkoviq (59) dhe Bojan Stajiq. 34). Më i riu nga viktimat ishte një 31 vjeçar dhe më i madhi ishtë 59 vjeç.

Sasha Spasic, drejtor i Resavica tha se aksidenti minerar në gropë të minierës “Soko” ka ndodhur pak pas orës katër të mëngjesit në pjesën e depozitimit të minierës së fushës lindore në turnin e tretë, gjatë punimeve të rregullta të nxjerrjes së qymyrit.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë autoambulanca të cilët ka konfirmuar se kanë dërguar katër ekipe për t’u kujdesur për të lënduarit.

Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar për gjetjen e minatorëve që kanë mbetur akoma në minierë.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *