Tragjedia ajrore në Iran, në listën e viktimave edhe 15 fëmijë

Leda Hysa

Tragjedia ajrore e të mërkurës ka shuar tërësisht edhe një familje nga Edmontoni i Kanadasë: në Boingun e rrëzuar 737 ndodhej dhe 47 vjeçari Pedram Mousavi me të shoqen, Mojan Deneshmand, që të dy të punësuar në Universitetin e Albertës e bashkë me ta, udhëtonin dhe  dy vajzat e tyre Daria e Darina. 15 fëmijë, mes të cilëve një dy vjeçar figurojnë në listën e atyre që humbën jetën nga fatkeqësia ajrore, shkaqet e së cilës ende nuk janë zbardhur plotësisht.

82 prej personave në bord ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë e tre britanikë. E dhimbshme edhe historia e një çifti të rinjsh gjithashtu nga Edmontoni, Arash Pourzarabi, 26 vjeç dhe  Pouneh Gourji, 25 vjeç, të cilët kishin udhëtuar drejt Iranit, me qëllimin që të lidhnin kurorë atje. Shumë prej viktimave iraniano-kanadeze, po ktheheshin nga pushimet dimërore që kishin kaluar në vendin e origjinës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *