Ajo, heraherёs, do tё dalё nё horizontin jugperёndimor tё Ballkanit jo thjesht si njё aksident baruti dhe municionesh, por si njё dёshmi rrёqethёse, e shpёrthimit mallkimor vetasgjёsues, tё rezervave tunelore tё minicioneve komuniste, tё cilat nё vijim, shtetarё tё Regjimit tё Sundimit Korruptiv Berishian, iu vёrsulёn “pёr t’i ngrёnё” nё njё biznes vdekjeje, tё ndёrmarrё me njё VKM tё Berishёs, me njё lobim tё tё birit tё Kryeminsitrit, ku Hiroshima Shqiptare bёri “shoë” duke marrё jetё njerёzish.
Tashmë Gjykata e Lartë duket se varrosi përfundimisht çështjen. Ajo nё heshtje, ndёnё njё pelerinё me ngjyrime po kёshtu tё vdekjes, e lё nё heshtje Tragjedinё e cila vijon e shfaqet, dhe trualli bёhet memec dhe i shurdhёr, shoqёria shqiptare nё proces, kёrkon tё hetohet, por vetvetja kriminale, na rrёfen se pjesa e shtetit tё kapur, nё personazhe tё saj, ia ka vёnё kthetrat nё fyt kёtij palo shteti.
Vetat e tragjedisё, janё kёtu, atje, nё darka madhёshtore, nё orgji dhe projekte tё vjedhjeve tё nesёrme tё pasurive kombёtare, nё urithё tё facebook-ut, nё Korfuz, nё Antalia, nё brigje tё ishujve Canaries, nё Dhёrmi, nё Australi, nё lumturinё e tyre pushimore vrastare, duke bёrё garё me vetveten, nё podiume deputetёsh, nё komisione ligjesh, dhe atё tё Sigurisё Kombёtare, nё pritje diplomatike ndёrkombёtare, duke shpresuar qё harresa tё mbulojё kraterin e shpёrthimit ashtu siç duket… se ia arrinё qё tё sjellin instrumentet fshirёs piramidalё tё 97-ёs…
Po nuk do tё mundin dot. Krateri i Vezuvit shqiptar ёshtё kёtu nё brendёsi, me fytyra gjykatorёsh dhe prokurorёsh veshjezinj, tё cilёt nuk kanё fytyrёn e tyre, por maska dhe sapo t’i heqin ato, dalin sheshit nё amfiteatrin antik po edhe modern, fytyrat e Sali Berishёs, Shёkёlzen Berishёs, Fatmir Mehdiut, Jozefina Topallit, tё deputetёve tё Sigurisё Kombёtare qё sёtoku kanё shkruar kёtё Tragjedi.
Tani shqiptarёt janё mёsuar tё hanё lajme me: …proces… heshtje… mospranim… mosgjykim… ankimim… shqyrtim… pikёpyetje… refuzim… duke na i lёnё nё dorё, ne shqiptarёve pёr demontim…
Dhe… Varrosje e Çeshtjes… si epilog i dramёs sё madhe.
Nё ledhin e Gёrdecit, poshtё kmbanores sё Prezёs, njё sufler do tё luajё pёrjetё fantazmёn.
Deri kur…kёshtu ma!
GËRDECI “HETOHET”, NË NJË VEPËR DRAMATIKE.
Sapo e merr në dorë dramën: “Gërdeci në motin e Asteroidit” të Myslim Pashës ke atë ndjesinë siç mund ta kenë edhe lexues të tjerë të cilët do të pëlqenin që krijimi artistik të ishte thurur, në gjininë e tregimit, novelës, romanit. Sapo shohin, se kanë të bëjnë me një dramë, sikur largohen, mbasi do të medojnë se drama është bërë pë t’u vënë në skenë dhe se aty, e vetëm aty, mund të shijohet edhe më mirë, pa u lodhur me leximin e saj.
Kjo ndodh edhe me dramën për të cilën po shkruajmë këto radhë.
Në një kohë kaq të shkurtër, kur përqasja me tragjedinë reale, të asaj çka ndodhi, ishte e pranishme tek syri dhe veshi, i gjithësecilit, në tryezën e shkrimit, në valën drithëruese të saj dhe flakën, asgjë nuk mund t’i shkonte për shtat prej gjinive të artit se sa dramës e cila mund të përcjellë një efekt kaq tronditës. Edhe poetika dhe vargjet e bardhë e përcjellin më mirë këtë rrëfim. Na duket se në këtë botim poezia është gjetje që i ka shkuar më shumë për shtat në sfondin epik të saj. Gëtja ka shkruar se “poezia priret drejt dramës”
Xhevdet Shehu
Më poshtë po japin intervistën me autorin Myslim Pasha
Gërdeci është ende i ndezur. Mos iu afroni kraterit.
Tani që qeverie e re, të cilën kemi dëshirë ta quajmë: Qeveria e Republikës së Re, po formatohet, në vizion të ri dhe në një program shpresëdhënës, si mendoni a do të kujtohet ajo vallë, se pas shpinës së saj, atje në Gërdec është një humbellë vdekjeje të cilën e krijoi Berisha i Sundimit në të të cilën mund t’i bëhet skanneri më i përpiktë krimit që ka ndodhur, apo do të heshtë ?
Është e pamundur të heshtësh. Janë pika historike, të cilat nuk i anashkalon dot. Nuk është fjala, vetëm për jetët njerëzore, të cilat janë thelbësore, në kët mes, por për ngrehinën këmbëthyer të shtetit të kapur të Berishës, që pas projektit të 97-ës do të sillte reaksionin zinxhit të Gërdecit të Zi dhe 21 janarit të Përgjakur. Një Qeveri e Republikës së Re nuk mund të jetë Rilindje, pa këtë skanner të domosdoshëm.
Kemi të bëjmë me një ngjarje tragjike, e pahetuar ende, apo që vijon të hetohet dhe s’dihet kur do të jepet një version nismor i tragjedisë së thirrur. Ky është Gërdeci. Të vijmë në pyetjen, si e shpjegon autori, një nxitim të tillë, kur shtresa e tragjedisë apo e çdo vepre dramatike e cila u ngjan atyre shtresave gjeologjike, të cilat janë sendërtuar në rruzull për një kohë të gjatë, pas një rrjedhe të tërë zhvillimesh; pra, një vepër e tillë i duhet të vijë në jetë pak më vonë, pasi të jetë rrahur, t’harrur e përzgjedhur materiali, e, prej këtij realiteti që shumë komentohet mund të vijë, mandej, përgjithësimi artistik?Ndërkohë, këtu ndër ne askush nik i kthehet Gërdecit tragjik, sepse në të u shfaq dora kriminale e shtetit ?
Nuk bësoj se çdo shqiptar, nuk ka nëpërmendur dhe nuk e nëpërmend tragjedinë që ka ndodhur. Pse të mos themi se ai ka bërë një hetim të tijin, ka krijuar një skemë të asaj që ndodhi dhe shkaqeve të saj. Pse të mos themi se është si një shkrim, apo hartim oral epik i cili cilësisht, mund të dallojë nga analizat që janë bërë, të shkruara apo të kumtuara në media. Por ama janë prapë versione miniveprash dramatike, që jetojnë brenda gjithësecilit. S’ka pse të merret e zmadhuar, veçse të provohet të pyetet fshatari më i largët, në Shqipërinë tonë, dhe të dëgjosh prej tij, se si ndodhi ai mort i madh, ai krim. Të ndjekësh se si njeriu të flet, për barutin e armët e shpërndara andej këndej në lugina, magazina e tunele, duke të treguar se barutin e kishim, në dorë ne të gjithë. E kishin sjellë nga ana e anës, të futur andej këndej, për të mbrojtur Shqipërinë, “nga armiqtë dhe kaolicione armiqësh, që kërcënonin vijimisht”
Kurse këtë flakë kërpudhore si erupsion Vezuvor, apo një mikroHiroshimë, pavarësisht se askush s’mund t’i vesh gishtin, e t’i thuash se ti vure zjarrin me qëllim dhe solle gjëmën. Po ama ka pasur një lakmi e makutëri kriminale, për të fituar dhe vetëm për të fituar, që e pruri, kaq afër, kaq dhimbshëm që tregon, shumë më tepër. Tregon se fati i tragjedisë është me ne, rrotull nesh, këtu poshtë nesh, gërmo pak, dhe do ta hasësh, të llafosesh me të. Vet fati shqiptar është tragjik, që vjen plot mister prej së shkuarës, lind rritet, bie e ringrihet, kërkon veten dhe prap gremiset, merr jetë prej asaj që është ngjizur hershëm në këtë gjeohapësirë dhe në një kohë tjetër, ai në nënvetëdijën e tij, thërret. S’ka pse të ndërmendim shumë por vetëm zjarrvënien vetvetes, në fillimin e viteve nënëtdhjetë, eksodi i madh që tani quhet “ biblik”, nëntëdhjeteshtata, le t’i shtojmë këtu një konflikt anakronik partive politike shqiptare, këto krijesa që e kanë nismën tek ne, që endin në gojën e tyre kullufitjen dhe urrejtjen… Ç’mund të them më tej?
Pra, kjo vepër dramtike është e shkruar tek të gjithë ne. Unë kam sjellë vetëm pamoren time. Nuk kisha se pse të prisja. Nuk kam se ç’pres, sa të vijë “ brumi” i bukës së hetimit. Asnjë shqiptar s’mund të besoj se do të dalë, ajo që e presin, si të vërtetë.
Unë s’kam ardhur herët. Është tjetër gjë se sa jetë, energji ka në veten e saj kjo vepër e shkruar, me një frymë.
E shkruar me një frymë, në nxitim? Mos kjo tregon pamaturinë dhe pse të mos themi nxitimin apo një lloj “spekulimi” me vet jehonën e kësaj ngjarjeje dhe vëndzënien e toponimit “Gërdec” në përditshmërinë tonë?
Edhe unë jam i shqetësuar si të gjithë të tjerët. Vij nga bashkësia e ushtarake. Jam një kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Më ndodhi që vite më parë që të dërgoja një grup topografik për të matur dhe hartuar një planvendosje të atij reparti ushtarak që kërkohej me urgjencë. Një i tillë, mesa kujtoj kërkohej me të shpejtë edhe për një repart diku në komunën e Maminasit për për grumbullim dhe përpunim të mbeturinave të ndotjeve qytetore. Po ku ta dinim ne, se ajo do të matej që të digjej, ku ta dinim ne, se asaj do t’i hartonim nja pasaportë “ biometrike” që të bëhej një mikroHiroshimë, ku ta dinim ne zbatuesit teknikë të shtetit që ish kapur, se ç’do të ndodhte më tej.
Vetëm pas tragjedisë, vetvetja ime shkoi atje, në atë truall të zhuritur. Edhe unë “isha gjysëmdjegur dhe i lënduar” Kështu m’u shpall në ëndërr Dhemetra, ëndërr që ia kam vënë në sy dhe gojë personazhit kryesor, se Ajo Dhematësja, me rrënjë në ilirishten tonë, kish thënë “Mos matni, mos vendosni instrument!… atje poshtë këmbanores së Prezës…etj etj.”

Si autori I artikullit shkruar aq bukur qe ia kane zili edhe shkrimtare dhe politikane e jurist, meriton te falenderohet e te merret shembull ne kerkesat ndaj ligjzbatuesve, jo vetem me kritika por te shkundet Parlamenti, te shkundet syrtyku presidenti nje palo toger, nje kamarier nje hic prej hicit qe per hicin I garantohet page e perjeteshme; te shkundet nga suksesi I 23 qershorit Qeveria e Re dhe drejtesia shqiptare per te nxjerre ne gjykim po qe nevoja edhe ish presidentin e atehershem Topin, me doemos Sali Berishen e kompani. Mos deheni nga suksesi. Populli ,viktimat therrasin drejtesia te veje ne vend. falenderime topografit goje arte e te guximshem dhe xhevdet Shehut po ashtu.
pa u ndeshkuar ata qe bene kete kasapane njerezit qe u levron gjak ne venat e tyre nuk do gjejne paqe kurrrrrre nese nuk ndershkohen do te thote me plot gojen politika shqiptare eshte antishqiptare dhe ka mare nje vendim te heshtur qe kombin shqeptar ta zhduke plotesisht ,,ndryshe nuk kuptohet
fara u dalt qej bir qesh