Autoritetet gjermane kanë hedhur poshtë dyshimet se tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën 3 persona dhe autori i krimit , është sulm terrorist.
Pas përplasjes së furgonit me turmën e njerëzve, autori qëlloi veten në një restorant të mbushur me njerëz.
Autori i krimit është një 48-vjeçar më probleme psikike, shkruan BBC. Ndërsa gazeta gjermane “Bild” shkruan se personi në fjalë, që përdori automjetin për t’iu vërsulur turmës së njerëzve, nuk ka qenë person i njohur për policinë.
Krahas vdekjes së 3 personave, 30 të tjerë janë plagosur dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, bëri të ditur policia gjermane.

s.a/dita
