Ngjarja në Marinzë dhe krimi i kompanisë Bankers u duk sikur i çuditi njerëzit, ndonjërit “ju duk” sikur këtë fshat nuk e kishte dëgjuar asnjëherë dhe sikur rrufeja ra në qiell të hapur. Me të drejtë, për ndriçimin e ngjarjes u përfshinë shumë njerëz, qeveritarë, teknicienë, opinionistë, gazetarë dhe sigurisht, edhe ndonjë sharlatan.
Por jo vetëm për mua, një fatkeqësi e tillë qe e pritur dhe e paralajmëruar dhe të jem i ndërgjegjshëm, nuk u çudita shumë. Muaj e vite banorët e zonës kanë ngritur zërin, kanë protestuar, kanë kërkuar vënien e firmës para përgjegjësisë. Por askush nuk e mori seriozisht, ndonjë shkencëtar ose specialist i mjedisit deklaroi se shpërthimet, tronditjet ose shkatërrimet nuk qenë vepër e njeriut kriminal, por e tërmetit natyror. Madje, specialistët sizmologë e vërtetuan tërmetin me pajisjet e tyre. Por, sikurse rezultoi, kjo qe një hipokrizi, qe një përpjekje për të hequr qafe këta qaramanë dhe t’ua mbyllim gojën qoftë edhe përkohësisht. Prandaj askush nuk duhet të çuditet.
Aspekte teknike dhe ligjore
Në vitin 2004 nën kujdesin e ndërkombëtarëve, sponsorizimin dhe ndihmën teknike të tyre u botua në Shqipëri “Libri i Bardhë për Përgatitjen e Vendeve të Asociuara të Evropës Qendrore dhe Lindore për Integrimin në Tregun e Brendshëm të Bashkimit Europian”. Libri ka 564 faqe.
Për plotësimin e rekomandimeve, në vitin 2007 u botua “Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit 2007-2012”. Pra, sikur të gjitha rekomandimet e “Librit të Bardhë” dhe “Planit Kombëtar” të ishin zbatuar, me siguri ne mund të ishim anëtarësuar në BE. Por jam i sigurt se jo vetëm politikanët dhe qeveritarët (së bashku me militantët), por edhe autorët që kanë marrë pjesë në përpilimin e dokumenteve nuk dinë asgjë. Vetëm “Plani i Veprimit” ka mbi një mijë ligje, VKM, direktiva etj., të cilat teorikisht kanë përfunduar “me sukses” qysh në vitin 2012, kur ky plan u quajt i përfunduar, por që pjesa dërrmuese e tyre as që kanë filluar deri më sot.
Por, ç’përmbajnë këto dokumente për problemet e naftës dhe problemet mjedisore që rrjedhin prej saj?
“Libri i Bardhë” për problemet e naftës dhe mjedisore të saj ngre këto shqetësime:
“Politika Komunitare e Mjedisit ka një nivel të lartë mbrojtjeje dhe bazohet në parimin e masave paraprake… që ndotësi duhet të paguajë dhe që dëmi mbi mjedisin si një përparësi duhet të ndreqet që në burimin e tij.”
Nuk e di, qeveritarët që kanë firmosur koncesionin skllavërues, a e kanë patur parasysh këtë kërkesë? Besoj se jo, pasi nuk do të qe nevoja tani që zoti Rama të kërkonte një audit ndërkombëtar.
Legjislacioni i BE-së (midis të tjerave) përfshin luftën ndaj ndotjes së ajrit.
“Legjislacioni për lëshimet në ajër… është mbështetur nga standardet e cilësisë së ajrit, që lidhen me përmbajtjen e oksidit të squfurit – SO2, të azotit – NO2, të plumbit dhe të grimcave në suspension”.
Pyetja është: Ministria e Mjedisit a ka sektor toksikologjik, a ka laborator të standardeve bashkëkohore për të përcaktuar përbërësit e mësipërm? A janë kryer analiza? Në qoftë se po, cilët janë treguesit, a ka transparencë? Sigurisht që jo. Në qoftë se analizat do të kryhen më vonë, mund të dalin negative.
“Direktiva e Këshillit për mbrojtjen e mjedisit, dhe veçanërisht të tokës, kur llumi i tubacioneve përdoret në bujqësi”.
Mendimi im. Në rastin e Marinzës nuk ka nevojë për tubacione. Atje llumi me përmbajtje toksike binte me qindra metra kub dhe tonelata nga qielli, kurse nga çdo qoshe e tokës buronin ndotjet mjedisore. Nga pikëpamja agroteknike toka ka dalë jashtë përdorimit: aktualisht ajo është acide, e mbuluar me fraksionet e rënda të naftës (zift, bitum) dhe me rërë. Që ajo të kthehet në identitet, do të duhet shumë kohë.
“Direktiva që ka të bëjë me përmbajtjen e plumbit në naftë, pa prekur cilësinë e naftës, ka për qëllim uljen e niveleve të plumbit në naftë”.
Mendimi im. Në rastin tonë nuk bëhet fjalë për naftë të mirëfilltë, po për llumin e shtresave nëntokësore, ku janë shtresuar të gjithë elementët e rëndë. Duke ju referuar metodave të nxjerrjes së naftës, del se: “presioni që e bën naftën dhe gazin të dalin, ulet dhe ky presion duhet ruajtur duke futur ujë, lëndë kimike, dioksid karboni, ose gaze të tjera, siç është azoti. Në varësi të zonës, nafta mund të ketë dendësi të ndryshme. Pra, aty dy fontana gazi që shpërthyen në ajër, dhe uji që gurgulloi kudo nëpër tokë qe i asaj madhësie, sa që as që mund të bëhet fjalë për ulje të niveleve të materialeve të dëmshme.
“Kufijtë e përmbajtjes së squfurit në lëndët e djegshme janë: në vajrat nuk duhet t’i kalojë mbi 0.2% (në peshë), ndërsa në lëndët e djegshme të naftës nuk duhet të kalojë mbi 0.05% (në peshë) baraz me 50 mg për litër nafte”.
Por në rastin tonë nuk kemi naftë të mirëfilltë, por fundërrina të puseve që shpëlahen. Nafta e Ballshit përmban squfur 350 mg për një litër. Gjithë ai lëng e llum që u derdh nga lart dhe doli nga nëntoka ka nxjerrë sasi të mëdha të squfurit, i cili me lagështinë e ajrit kthehet në acid sulfurik. Ai jo vetëm që acidifikon tokën dhe për t’u kthyer në tokë buke duhet të gëlqerizohet, por futet edhe në organet e frymëmarrjes, duke dëmtuar shëndetin.
“Në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit nga CO2 komiteti duhet të marrë masa për të ulur në mënyrë progresive squfurin dhe përmbajtjen e plumbit në disa lëndë të djegshme”.

Pra, na del që gazi karbonik – CO2 nuk është dhe aq i mirë, por është i rrezikshëm. Vihet re se në ajrin atmosferik ai gjendet vetëm 30 mg në 100 litra ajër. Kush e nxori këtë ide për parrezikshmërinë e CO2? Një njeriu që nuk e njeh problemin toksikologjik, edhe i lejohet. Ashtu sikurse edhe një sharlatan që pretendon se i di të gjitha. Por drejtorit të mjedisit të Fierit nuk i lejohet kur deklaron, se në një shtëpi u gjet gaz metan toksik, kurse CO2 nuk ka rrezik.
Hidrokarburet (sipas “Librit të Bardhë”)
“Është i nevojshëm një kuadër teknik dhe legjislativ për të siguruar që dhënia e autorizimeve për mbrojtjen, zbulimin dhe prodhimin e hidrokarbureve të jenë të hapura për të gjitha subjektet me aftësi të nevojshme. Autorizimet jepen mbi bazën e kritereve objektive dhe transparente.”
Nga sa shtjelluam del se: 1) Që koncesioni Bankers Petroleum t’i përgjigjet 100% dëmeve që ka shkaktuar, kontrata duhej të bëhej e plotë dhe e saktë, ku të përcaktohen detyrimet e ndërsjellta të palëve. Nga media del se qeveria e mëparshme ka lidhur kontratë duke mos patur mundësi të verifikojë fitimet e saj dhe prandaj ajo ka abuzuar pa u kontrolluar. Ajo ka vepruar si ka dashur dhe tani për të fituar gjyqin ndaj saj, duhet të bëhet një auditim ndërkombëtar.
Pyetja logjike është: Kur ne nuk kishim instrumentet përkatëse, përse nxituam të firmosim kontrata? Kujt i duhej kjo? Nga sa dëgjojmë, në kontrata me koncesione nuk janë parashikuar detyrimet që ka ajo ndaj banorëve në rast fatkeqësish.
Po “Plani Kombëtar” për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (2007-2010) ç’parashikon? (në zbatim të detyrave të “Librit të Bardhë”, pjesa për mjedisin)?
Ligji nr. 7746, datë 28.07.1993, i ndryshuar me ligjin nr. 7853, datë 29.07.1994.
“Për kushtet për dhënien dhe përdorimin e autorizimeve për zbulimin, eksplorimin dhe prodhimin e hidrokarbureve”, përcakton kërkesat që duhet të përmbushë një kompani vendase apo e huaj, me qëllim fillimin e aktivitetit të kërkimit dhe prodhimit, për të cilën çdo shoqëri duhet të lidhë një marrëveshje që nënshkruhet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (ministria përgjegjëse për hidrokarburet).
Pyetja: A është zbatuar dhe si u zbatua? Në fatkeqësinë e Marinzës ra në sy një mospërputhje midis dy ministrive (të mjedisit dhe ekonomisë) që i përkasin dy forcave politike qeverisëse të mazhorancës qeverisëse. Ministria e Mjedisit u kujtua shumë vonë për të reaguar. Pezullimi për aktivitetin e Bankers u mor me një vit e gjysmë vonesë dhe nuk u ndoq zbatimi i këtij vendimi. Nga ana e vet, zoti Gjiknuri doli në rolin e avokatit të kompanisë Bankers duke pretenduar se këto janë fatkeqësi, gjëra që ndodhin dhe se nuk është e lehtë të ndërpritet prodhimi i naftës. Nuk e di, është lajthitje e çastit, mosmarrëveshje midis dy forcave qeverisëse, apo një urdhër nga lart?
Mjedisi
“Kërkohet bashkëpunimi midis institucioneve qendrore dhe vendore të përfshira në administrimin e mjedisit? Forcimi i përfshirjes së publikut në procesin e vlerësimit në mjedis, informacion mjedisor”.
Kjo ka të bëjë dhe me dëgjimin e zërit dhe ankesave të banorëve që u dëmtuan, dhe a është marrë ndonjëherë mendimi i banorëve.
VKM “për miratimin e dokumentacionit për leje mjedisore dhe elementëve të lejes mjedisore”.
Ligji “për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”.
Ligji “për miratimin e normave të shkarkimit në ajër”.
Pyesim: A është zbatuar ndonjëra prej tyre? A e dinë qeveritarët dhe teknicienët se ka dokumente të tilla?
“Prioritetet afatshkurtra (2007-2008)”
“Të merren masa në vatrat problematike që ndotin ajrin, mjedisin, si landfilli në Sharrë dhe fusha naftëmbajtëse e Patos Marinzës”. Kujt i dërgohet ky urdhër, kush e zbaton? Pra dihej se fusha naftëmbajtëse e Patos Marinzës qe problematike.
Kjo tregon se zona e Patos Marinzës ka qenë problematike. Prioriteti përfundoi (në vitin 2008). Pyesim: A u bë ligji? A kishte njeri që e ndiqte dhe e zbaton këtë problem? Të kësaj natyre ka shumë probleme të shkruara, të përfunduara në letër, por të papërfillura fare.
Të dhëna eksperimentale
Dihet se:
– Ajri që thith njeriu përmban: oksigjen – 20.92%; CO2 – 0.03%; azot – 79.3%.
Ajri që nxjerr njeriu ka: Oksigjen – 16%, CO2 – 4.1%; N – 79.7%. nga kjo del se sasia e gazit karbonik CO2 mbi 4% është e dëmshme për organizmin e njeriut.
Në një studim të imponuar konstatuam: Në vitin 1969 në dy kapanone të shkollës “Skënderbej” për 20 nxënës qe bërë një “revolucionarizim”: meqënëse numri i nxënësve u rrit ndjeshëm, u vendos që krevatet teke të zëvendësoheshin me krevate dyshe, tip marinarçe. Kapaciteti i nxënësve në kapanon u rrit dyfish dhe sasia e ajrit nxjerrës së bashku me CO2 u shtua dyfish. Por krevatet e lartë pengonin hapjen e dritareve. Prandaj u vendos të bëhej një “revolucionarizim” i dytë. U hoqën dritaret e mëdha, u mbyll me mur gjysma e hapësirës së tyre dhe mbi to u vendosën superluçe, dritare me gjysmën e hapësirës së ajrosjes. Me këtë rast u pakësua edhe dy herë të tjera ventilimi. Për rrjedhojë ajri i nxjerrë pas frymëmarrjes së bashku me CO2, në total u rrit 4 herë. Në eksperimentin që kreu edhe matjet, veç 40 begsave përkatës, ishin edhe dy persona: një kolegu im dhe unë. Rezultati: si begsat, ashtu edhe ne, me kalimin e kohës ndienim dhimbje koke, rritje të pulsit, shpeshtim i frymëmarrjes, shtim i sekrecioneve nga goja, zagushi. Këto shenja largoheshin në mëngjes dhe gjendja stabilizohej, kur nxënësit dilnin në stërvitje dhe ne u larguam. Mënjanimi i masave “revolucionarizuese” dhe kthimi i kapanoneve në gjendjen fillestare e stabilizoi situatën. Le të gjykojë lexuesi nëse gazi karbonik CO2 jo vetëm që është i parrezikshëm, por edhe “i ëmbël”.
Në një studim që kemi kryer në stallat e lopëve (me nga 100 krerë) të hermetuara, për të shikuar se sa orë mund të jetojnë kafshët në to pa dëmtuar shëndetin e tyre (në kushtet e një goditje nga ADM), doli se: 3 orë pas përfundimit të eksperimentit (në sallat e hermetuara), CO2 u rrit nga 0.8% në 1.2% mbi nivelet e para eksperimentit. Kjo sasi qe mbi nivelet e ajrit të lejueshëm (në normë në sallat e ventiluara ajri për kafshët e trasha nuk duhet të përmbajë më tepër se 2.5% CO2, kurse për të imtat vetëm 1%).
Eksperimentet u kryen në Bilaj-Krujë, Shijak dhe Dishnicë në Korçë. Në stalla gjatë eksperimentit kishte 12 persona: 9 personel dhe 3 veta qe grupi i punës. Ndryshimet e mikroklimës me kalimin e kohës gjatë 3 orëve të eksperimentit, veç kopshteve, te personeli dhe grupi i punës u vunë re këto shenja: shpeshtim i frymëmarrjes deri në 25 në minutë mbi normën në fund të eksperimentit, vështirësim i frymëmarrjes, djersitje, frymëmarrje sipërfaqësore, shenja asfiksie. Në disa raste kishte dhimbje koke, marrje mendsh, gjendje gjumi, tendencë për vjellje, depresion, në një rast gjendje të fikëti.
Po ashtu u rrit pulsi nga 10 deri në 20 mbi gjendjen fillestare, u ul hemoglobina 5 deri 30%, u shtua numri i eritrociteve nga 630.000 deri në 1.2 milion mbi të dhënat fillestare (në individë të ndryshëm).
Nga sa u tha, mendoj se për një pjesë të personave që u prekën më rëndë në ngjarjen e Marinzës, duhej të bëhej në kontroll shëndetësor dhe të ndiqej dinamika e tyre deri në fund. Po ashtu, personeli shëndetësor nuk duhet të bëjë deklarata përfundimtare subjektive për shëndetin e njerëzve, pa kryer analiza të gjithë faktorëve dëmtues në vendin e ngjarjes. U tha se në vend u dërgua një laborator, por nuk u komunikua gjë se çfarë u gjet dhe në ç’sasi.
Në Marinzë ndodhi një katastrofë ekologjike e madhe. U ngritën në qiell dy shatërvanë me rreth 50 metra lartësi dhe me një perimetër 10-15 metra. Dhe të mos gjesh asgjë në të? Ngjyra e errët e njërit prej tyre tregonte se kishte mbetje organike dhe rërë që vinin nga thellësia e pusit; shatërvani tjetër, meqë nuk qe i zi, kishte më tepër gazra. Ato janë materie, kanë një përbërje kimike dhe disa veti. Në gjithë këtë vëllim gazi ka pjesën e vet CO2, por ai nuk konsiderohet si i rrezikshëm, kur dihet se norma e tij është vetëm 30 mg në 100 litra ajri-300 mg në 1m3. A e mati njeri sa ton gaz karbonik doli në ajër, a e përcaktoi njeri përqendrimin e tij në ajrin e ndotur? Kush e nxori teorinë se CO2 nuk është i rrezikshëm? Për mendimin tim ajri i ndotur kishte jo më pak se 6-8%. Banorët sa orë qëndruan në këtë gjendje? Më tepër se 48 orë. Atëherë përse duhet të merret në konsideratë vetëm gazi metan që u gjet vetëm në një shtëpi dhe mos të pranohet helmimi nga shumë faktorë? Por uji i ndotur që gurgulloi nga toka nuk qe ujë mineral ose i pijshëm. Ai përmbante tonelata rërë, ngelje organike, fraksione të rënda të naftës (si bitum apo zift dhe helme).
Të vjen keq që në shkrimet në shtyp lexon aty këtu edhe ndonjë deklaratë të ndonjë të ashtuquajturi “ambientalist”, të pakuptueshme, pa përmbajtje, pa mendime konkrete. Për kuptimin e saj si përkthyes nevojitet ndonjë person me përvojë. Në të kundërt ndien krenari që ish-naftëtarë me përvojë dhe grada shkencore e tituj akademikë, flasin qetë, me argumente dhe pa asnjë ngarkesë politike. Dhe të vjen keq kur organet qeverisëse nuk e begenisin mendimin teknik, por kudo dhe kurdoherë vënë politikën në plan të parë dhe mbështeten vetëm tek militantë që janë vetëm “Zylo” dhe nuk zgjidhin asnjë problem. Sjellja e tyre në katastrofën e Marinzës e vërteton këtë: Ata nuk mund të veprojnë me kokën e vet, si teknicienë. Dhe të bën përshtypje që në këtë katastrofë nuk shkon asnjë drejtues i Partisë Demokratike, sepse për mëkatet e Marinzës duhet të përgjigjet qeveria Berisha, e cila e ka përgatitur këtë çorbë dhe ka përfituar shumë nga kompania Bankers. Por në vend të kësaj, Lulzim Basha, duke trashur zërin, i kërkon Edi Ramës të shpërblejë 100% të dëmtuarit për atë që i la peshqesh Partia Demokratike Edi Ramës në derë.
Me keqardhje dua të them se me veprimet dhe mosveprimet që bën lidershipi i PD-së, po përpiqet ta kthejë qeverinë Rama në një filial për të pastruar pisllëqet që ajo la pas vetes. Shumë zhurmë bëri Basha për 6 ton CO2 që mund të kursehej në qoftë se Rama do t’i jepte para Bashës për ndërtimin e tramit që kishte premtuar në fushatën e zgjedhjes si kryetar bashkie. Kur në normë ajri që mbulon hapësirën e Tiranës përmban 860 ton CO2, 138 herë më shumë se 6 ton. Do të qe me vend që Luli të shkonte në Marinzë dhe të interesohej sa gaz karbonik, plumb, squfur, okside të azotit dhe ngelje të tjera u emetuan në ajër apo u shtresuan në tokë. Ky “mbrojtës” i popullit, si nuk u interesua për situatën dhe hallet e njerëzve? Dhe për të gjitha këto përgjegjësia direkte bie mbi Partinë Demokratike, kryetar formal i së cilës është Lulzim Basha.
Për mendimin tim, zona e banuar në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, duhet të evakuohet përfundimisht, pasi rreziku nuk ka ikur përgjithmonë. Nuk përjashtohet mundësia e katastrofave edhe në të ardhmen.
*Doktor, mjeshtër kërkimesh, toksikolog

1. AKSIDENTE NE MARINEZ KANE NDODHUR GJITHMONE, MADJE AKSIDENTE
NDODHIN NE CDO VEND TE BOTES, NE KETE FUSHE.
2. BANORET (SI NE CDO VEND TE SHQIPERISE KETO 25 VITE) KANE NDERTUAR
SHTEPITE VEND E PA VEND.
PER KETO KUSH PERGJIGJET.
JO SE KOMPANIA I KA RESPEKTUAR RREGULLAT E SIGURISE NJE ME NJE, POR EDHE AJO ESHTE NJE KOMPANI QE OPERON NE SHQIPERI, SHIKON AMBJENTIN EKONOMIK KETU DHE PERSHTATET, ME RYSHFETE E TE TJERAT.
NUK JANE ZGJIDHJET KAQ TE THJESHTA, HAJD TI BIEM KOKES BANKERS-IT DHE U ZGJIDH PROBLEMI, EDHE BANKERS ESHTE SI CDO KOMPANI TJETER SHQIPETARE, MADJE EDHE PAK ME E PERKUSHTUAR NE RESPEKTIMIN E RREGULLAVE.
mos mbroni Miliarderet HAJDUTE DHE KRIMINELE DHE SKLLAVOPRONARET E DITEVE TE SOTME ore IDIOTE , se ken ngel pa SHQIPNI qe tani ,pasi e gjitha eshte shitur qe 25 vite me pare, por nbroni popullin tuaj dhe ate cike atdhe qe ka mbetur ore te marre !
VR !!! @@@@ @@-@ Z. Qemal Poçi duhet dëgjuar me shumë vëmëndje! Është toksikologu “par exelence” që ka pasur Ushtria shqiptare! Është njeriu që dy fakultete në Leningrad dhe në Moskë i ka mbaruar me “Medalje Ari”! Është toksikologu që ish- B S i ofroi drejtimin e katedrës së toksikologjisë në Universitetin e saj më të madh të Veterinarisë, Zooteknisë e ku di unë por përsëri nuk pranoi. Nuk këmbeu asnjë post rus me Shqipërinë! Është njeriu i rreth 3000 eksperimenteve toksikologjike në Rusi dhe në Shqipëri dhe ky thesar përvoje rrallë flet! Flet atëhere kur pushtetarët e kanë mbushur kupën me pisllëqe. Nuk rri dot urtë përballë poshtërsive,përballë të bërit sehir të tyre,megjithëse tani ka kapur kufijtë e “Rinisë së Thellë”! Nuk po hyj në çështjet teknike e ligjore që ai numëron këtu. Nuk po hyj sepse e di që kur mer lapsin nuk di të shkruajë gjë tjetër pos së Vërtetës! Nuk të fal po nuk the të vërtetën,ndërsa po the gënjeshtra je përfundimisht armiku i Qemal Poçit ! Nderime e përqafime Qemal Fushëbardha!
Z. Poçi ,
Artikullin tuaj e lexova me shume vemendje.E kuptoj qe nuk jeni konsultuar me ndonje specia-list naftetar. Edhe permbajtja e ajrit ne thithje ( vetem elementet qe permendni ju ) eshte ne vleren 100,25 % ?
Z. Poçi ,
Artikullin tuaj e lexova me shume vemendje.E kuptoj qe nuk jeni konsultuar me ndonje specialist naftetar. Edhe permbajtja e ajrit ne thithje ( vetem elementet qe permendni ju ) eshte ne vleren 100,25 % ?
Kush eshte miku qeveritar qe ka marre para nga Kompania .Ilir Meta qe pavaresisht se kush e ka dhene kete koncesion nuk le rast pa bere miq bosat e kompanive te medha,qe me pas ti rrjepe deri sa ti falimentoje.Kete beri me Xhevat Rriren,nje nga miqte e tij me te mire qe e voli dhe e coj ne faliment.Mjere kush bije ne kthetrat e tij.Per mendimin tim,ne rastin e mbytjet qe gjithe atyre banoreve gjeja e pere eshte dorreheqja e Ministrit koke bosh qe ka dy vjet qe lejon te vidhet pasuria kombetare e Shqipetareve pa paguar asnje leke.
Aksidentet ndodhin, por riparimi i pasojave behet ne kohe rekord.
Te ndodhte kjo ne kohen e xhaxhit, gjithe administrata shkonte ne thertore, ku mallkonin nenen e vet, pse i ka pjelle.
Por edhe ne fatkeqsi natyrore, brenda tre kater muajve, cdo gje behej e re.
Te jap shembuj, kush ka jetuar ne ate kohe, i ka pare me sy te vet.
Ne demoshkerdhatesine berishiane, vepra si elektrifikimi, analfabetizmi, Fierza e Komani, sistemi hekurudhor dhe shume te tjera, sdo te mund te realizoheshin as per 1 miljon vjet.
Prandaj te mbledhim mendjen, mos te na vije turp, por te jemi krenar, qe ne keto mijra vjet histori, te pakten 45 vjet, patem shtet dhe jetuam si njerez.
Z. Qemal Poçi duhet dëgjuar me shumë vëmëndje! Është toksikologu “par exelence” që ka pasur Ushtria shqiptare! Është njeriu që dy fakultete në Leningrad dhe në Moskë i ka mbaruar me “Medalje Ari”! Është toksikologu që ish- B S i ofroi drejtimin e katedrës së toksikologjisë në Universitetin e saj më të madh të Veterinarisë, Zooteknisë e ku di unë por përsëri nuk pranoi. Nuk këmbeu asnjë post rus me Shqipërinë! Është njeriu i rreth 3000 eksperimenteve toksikologjike në Rusi dhe në Shqipëri dhe ky thesar përvoje rrallë flet! Flet atëhere kur pushtetarët e kanë mbushur kupën me pisllëqe. Nuk rri dot urtë përballë poshtërsive,përballë të bërit sehir të tyre,megjithëse tani ka kapur kufijtë e “Rinisë së Thellë”! Nuk po hyj në çështjet teknike e ligjore që ai numëron këtu. Nuk po hyj sepse e di që kur mer lapsin nuk di të shkruajë gjë tjetër pos së Vërtetës! Nuk të fal po nuk the të vërtetën,ndërsa po the gënjeshtra je përfundimisht armiku i Qemal Poçit ! Nderime e përqafime Qemal Fushëbardha!
Po banove prane vullkanit…prit Llaven, po banove ne buze te lumit…prit UJIN, po banove ne rreze te malit prit Ortekun dhe GURRET, po banove ngjitur me puset e naftes…prit GAZIN. Tani te hyjme ne teme. A mund te me thote ndonje i mire informuar……Perpara vitit 90 a kishte banesa private ne fushat nafte mbajtese te Marinzes dhe te kujdo fushe tjeter nafte mbajtese. Kur te me jepni nje pergjigje te sakte do llafosemi prape.
E ftoj të pijë një muaj kafe falas te mua këtë burrë zotni me emrin e dëgjuar Qemal Poçi !
Z. Qemal, hajde te unë pije kafen dy muaj falas. Mos shko te ai me mustaqe se e bën kafen me qime! Respekt!
Ky komenti më sipër është i jarit pa mustaqe por ndërhyri ai më sipër dhe ma prishi me qimet e tij kafenë. Futi në komentin tim atë parafjalën “me” d.mth “me mustaqe”! Z. Qemal je i nderuar të vish gjithnjë te unë. Ke kafe me bisht përditë! Respekt dhe përgëzime për artikullin !
Ka qënë vërtet toksikologu më i mirë i Ushtrisë! I ka të dokumentuar të gjitha eksperimentet e kryer. Është arkiv eksperimentesh toksikologjikë. E Pêrshëndes!
Shtoj se është i vëllai i gjeneralit të ndjerë Dilaver Poçi. Burrë i nderuar dhe i ndershëm. Të tjerat ja thoshte me saktësi komentuesi me emrin pullumb zaimi. Të fala Qemal!
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar.
MJESHTER I KERKIMEVE BOSHE,
thene ne gjuhen teknike nje kerkues superficial, pa u thelluar ne shtejellimin e problemeve qe trajton, duke i prekur ato vetem perciperisht. Dhe nuk mund te mungonin edhe nuancat politike te ketyre problemeve urgjente te ndotjes se mjedisit ku jetojme.
Dikush permend se qenka autor i mbi 3000 eksperimenteve, ne se jane te gjitha te tipit te skenderbegasve te shkolles se bashkuar, i kerkoj ne menyren me njerezore te terhiqet nga futhundje kudo ku flitet per probleme teknikisht te komplikuara, shkencerisht ku kerkohet profesionalitet, politikisht (per perfitime personale te ndonje konsulence te mundeshme) te trumbetuara vetem per propagande elektorale, gjithnje per perfitim personal.
Kohe me pare, autori i kesaj sallate ruse, doli se ishte veteriner qe ka eksperimentuar mbi kafshet e Kamzes, efektet e lendeve kimike. Tani na doli “ekspert” edhe ne fushen e naftes dhe hidrokarbureve, te mbetjeve mjedisore, te “Librit te Bardhe”, te krimeve politike te Berishes per konçesionin ne fjale e me shume ke e me shume shto deri ne pafundesi (più ne ha, più ne metta !).
Sharlataneve te djeshem, me saliramshiqeret e edrikristaqramet u ka ardhur e mira tek guret e shkalleve te çardakeve te tyre gjysme te kalbur, te mentalizuara ne kulturen turkosmane te pese shekujve roberi. Per hir te se vertetes, konçesionin e pat firmosur i degjeneruari Fatos Nano qe ne 2004-tren, pasojeat e te cilit i vuajme sot e kush e di sa kohe ende.
Per t’ju kthyer “eksperimentit” te skenderbegasve, desha ti kujtoj ketij “mjeshtri te madh” te megallomanive ediramiste, kohen kur dimrit ngroheshim me “tangar me prush” ne rastin me te mire, dhe me oxhak ne mes te dhomes ne zonat nga vjen ky toksikologu i eksperimenteve boshe.
E dinin edhe pulat e pularise se Tom Doshit, dhe ato te Ilir hajdutit e porsitesit te vrasjeve te Kuvendareve me pagese, qe, thengjinjte e qymyrit duhej te ishin te gjitha te djegura (jo ne djegje) para se tangari te vendosej ne dhomen e gjumit. Sa te helmuar ka patur dhe ka nga CO2-ja e leshuar nga jo vetem thengjinjte e pa djegur por edhe sot me stufat moderne te difektuara ne jashtenxjerrjen e CO2-se?
I kam thene ne nje tjeter koment edhe nje tjeter “naftetari te vjeter”, qe, kur duan te nderhyjne ne probleme te karakterit tekniko shkencor, jane te mirepritur vetem nese trajtojne probleme te tilla ne kendveshtrimin profesional, pa kurre-e-moslidhje argumentesh e trajtimin e tyre deri me banalitetin e sharlataneve (shih Sazan Gurin) qe shkerdhatokrazia na i dhuroi me te tepert.