Në Stamboll për të festuar ditëlindjen, Gazmendi dhe Albina, 27 dhe 23 vjeç mes viktimave të aksidentit shokues në Bullgari (emrat e të tjerëve, janë shuar familje të tëra)

Ornela

 

Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Beluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Informacionin për vdekjen e Gazmendit në një bisedë telefonike e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës që prej vitit 2015.

Autobusi i shkrumbuar

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë publikuar listën e plotë me emrat e viktimave.

Nga 52 turistë që ndodheshin në autobus kanë ndërruar jetë 45 dhe 7 të tjerë kanë djegie të rënda. Mosha e viktimave është e re, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë.

EMRAT E PERSONAVE QE ISHIN NE AUTOBUS

Kadri Mehmeti-1967

Muhsin Shiroka -1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti -1985

Alban Ahmeti -2017

Avni Ahmeti – 1985

Ibrahim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi  -1971

Alejna Ahmeti – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Hyseni – 1958

Hamdi Hyseni – 1962

Almira Ramanovski – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabije Saliu – 1960

Zilie Mustafovska – 1973

Sade Mustafovska – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi  – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmije Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972

 

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • AH!…
    -EMIGRIMI?!

    Deri kur gjaku shqiptar, do të derdhet burgjeve dhe rrugëve tê botês kapitaliste?!
    Zgjohu shqiptar!
    Nê Shqipêrinê Etnike,
    Fillo jetë me dinjitet,
    Fillo jetê të mbarë!…

    …Emigrimi është plaga jonë më e madhe historike, êshtë hemorragjia e heshtur e gjakut shqiptar.
    -Gjysmën e kombit shqiptar,
    s’mundën ta vrasin armiqtë dhe tradhëtarêt, gjatë tri LÇ-re nga Ushtritë tona; në këto 30 vite të kapitalizmit…

    -Gjysmën e kombit shqiptar,
    sot dhe nesêr po e rrezikon,
    po e vret,-e keqja tragjedi dhe asimilimi.
    E rëndê kjo; plagë e tmerrshme!
    22 Nêntor, 2021
    Ngushëllime familjaréve!
    Ngushëllime Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *