Tragjedia në Xhenova, Basha mesazh ngushëllimi: Jemi pranë Italisë mike

Ornela

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i urës në Xhenova të Italisë. Në një postim në Twitter, Basha është solidarizuar me qeverinë italiane.

“I tronditur përcolla lajmin e aksidentit të tmerrshëm në Genova. Në këto momente të vështira për Italinë mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushëllimet për viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet të plotë me qeverinë të KM @GiuseppeConteIT e MB @matteosalvinimi”, thotë Lulzim Basha.

Nga shembja e urës në Xhenova kanë humbur jetën të paktën 35 persona, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *