Tragjedia në Gjermani, Meta: Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë

Dita

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë.

Duke theksuar se lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë, Meta thekson se është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes.

“Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Por, lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe me Kancelaren Merkel. Është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes”, nënvizon Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.

Share This Article
1 Comment
  • Ne emer te kujt flet daj META kur thote lufta ndaj se keqes duhet te na bashkoje! Si te KEQE ka parasysh krimin korrupsionin padrejtesite sociale dhe hajduterine 25 vjet ndaj popullit shqipetar qe ka marre arratine neper bote e mish per top per krriminelet antishqipetare me imunitet!JEP DOREHEQJE NGA KARRIKJA E PARLAMENTIT SHQIPETAR SE JE I DOKUMENTUAR ME ZE E FIGURE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *