Tragjedia në HEC-in e Moglicës, hetime për vdekjen e 2 punëtorëve dhe italianit

anazapta

Tre punëtorë, mes tyre dhe një inxhinier italian, humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën lehtë pasi një masiv shkëmbor i ka zënë poshtë teksa po punonin për me fadromë në aksin Gramsh-Moglicë. Masivi i vuri përpara së bashku me mjetin e rëndë, duke sjellë tragjedinë në orët e mbrëmjes së martë. Punëtorët kryenin gërmime për HEC-in e ri në këtë zonë dhe hapjen e rrugës. Viktimat Sokol Elmazi, 35 vjeç dhe Oltion Kola, 21 vjeç, ishin të dy nga Kavaja dhe u dërguan në morgun e spitalit të Gramshit, ku dhe u morën nga familjarët. Ndërsa inxhinieri italian, Giovani Piana, 69 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por ka humbur jetën rrugës për në spital. Trupi i tij u përcoll për në Tiranë, me qëllim ekspertizën mjeko-ligjore, e më pas veprimet me Ambasadën Italiane për të nisur trupin tek të afërmit në vendin fqinj. Tre punëtorë të tjerë janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën, Altin Elmazi, i njohur i një prej viktimave, Bardhi Seitllari dhe Albert Bisha. Policia tha se po kryen hetime intensive duke marrë në pyetje punëtorë dhe drejtues të firmës së punimeve në këtë zonë. Aksidenti ka ndodhur në orën 18:00, teksa punonin me eskavator për gërmime. Për shkak të kohës së keqe, një masiv është shkëputur dhe ka rënë sipër punonjësve dhe mjetit. Do verifikohen shkaqet përse punohej në atë orë dhe në një terren të rrezikshëm pa kushte sigurie. Sokol Elmazi ishte baba i dy fëmijëve. 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Nje verejtje per titullin, hetime per tre viktimat jo dy punetoreve dhe Italianit, sikur Italiani te mos jete human. Pak rendesi ka nga je, jeta eshte jete dhe nuk diferencohet midis vendasve dhe te huajve, dhe qahemi ne pastaj pse jane raciste te huajt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *