Ka marrë përmasat e një tragjedie shembja në një prej galerive të kromit në fshatin Lajthisë të Tropojës. Burime për mediat bëjnë me dije se nga tre të bllokuar tashmë, dy prej tyre janë nxjerrë të vdekur nga thellësia e tokës.
Në fillim u nxorr Adil Dautaj 41 vjeç dhe pak orë më pas është nxjerrë edhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç.
Zhutaj është nga fshati Kepenik dhe baba i tre fëmijëve.
Për momentin, në galeri gjendet edhe një tjetër minator i bllokuar dhe po punohet për nxjerrjen e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme ku për shkaqe ende të paqarta u shemb një prej galerive të minierës së kromit në Lajthisë të Tropojës duke zënë brenda tre minatorë, dy prej të cilëve tashmë janë nxjerrë pa jetë nga thellësia e tokës.

a.m/dita

Realisht nuk duhet te fute hundet politika ne keto tragjedi.Asnje kompani qe operon ne miniera nuk e do qe te ndodhin keto ngjarje.Investigoret kane detyre sa e si jane zbatuar rregullat e sigurimit teknik.Ka raste qe jashte parashikimit te specialisteve mbi strukturat e shtresave te ndodhin keto .Kjo ka ndodhur ne c’do miniere ne shqiperi per gjate 90-vjetesh.
“Dita” ne se ke falimentuar si gazete dil me njoftim qe te mos shperdorojme kohen me komente.
Komentet e bythelepiresve te Rames, i postojme pak me vonese.
Kur rama ishte ne opozite shkoi menjeher per ngushellim ne familjen e nje minstori qe vdiq nga shembja e nje tuneli dhe foli e foli, ashtu si di te damkose ai me te drejte e te padrejte, kunder qeverise te asaj kohe.
PO SOT PSE NUK FLET KRYEMINISTRI PER KETE TRAGJEDI?!
( ngjarje te tilla ndodhin ne minietat e te gjitha vendeve kudo ne bote).